fbpx

Zaev: Pendarovski nuk është servil si Ivanov

Jam krenar që zgjodhëm njeri të dijës, i cili në momente të rëndësishme për shtetin mori pjesë në vendimet më të rënda që kthyen paqen, sigurinë dhe prosperitetin e Maqedonisë. Maqedonia meriton president. Në zgjedhjet presidenciale ky shtet do të zgjedh president, jo person servil. Këtë e ka thënë për “Faktor” kreu i opozitares Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, Zoran Zaev.

Ai ka shtuar se në zgjedhjet presidenciale votohet për personalitet, por analizat e hulumtimeve që janë bërë kanë dëshmuar se Pendarovski është i kapshëm për president tek pjesa më e madhe e qytetarëve në Maqedoni, njeri me moral e integritet e kredibilitet, ndërsa qytetarët e ndjejnë atë si njeri popullor që mund t’i artikulojë interesat e gjithë qytetarëve, pa dallim të etnisë apo përkatësisë fetare.

Zaev thotë se Maqedonisë i nevojiten ndryshime, ndërsa liderin e partisë qeveritare Nikolla Gruevski e ka quajtur “populist”.

“Qeverisja e koalicionit mes VMRO-DPMNE e BDI është me pasoja katastrofale në Maqedoni. Ata rrënuan gjithçka, institucionet, demokracinë, arsimin, shëndetësinë, socialen, kulturën”, ka thënë Zaev

Lajme të ngjashme

Back to top button