Cat Power: Wild is the wind

Kënga: Wild is the Wind (Johnny Mathis cover)
Artisti: Cat Power

Kënga Wild is the Wind është kënduar nga Johnny Mathis për filmin e vitit 1957 me të njëjtin emër Wild is the wind (E tërbuar/fuqishme është era).

Cat Power është nofka artistike e vajzës amerikane Charlyn Marie Marshall nga Georgia. Ajo luan në disa instrumente dhe shkruan kënga. Madje, ndonjëherë aktron dhe punon si manekinë. 

Albumi i saj i parë është Dear Sir publikuar në vitin 1995 ndërsa një vit më pas ajo i dedikon albumin e saj të dytë nënës së saj Myra Lee duke e quajtur me këtë emër të njëjtin.

Zëri i saj është tejet i fuqishëm dhe emocionues duke përzier zhanre të ndryshme: folk, pop, country, blues. Përpos këngëve të saj, mënyra se si i përpunon këngët e artistëve tjerë  është thjeshtë mahnitëse. 

Cat Power (Fuqia e maceve) thotë nuk ka të bëjë me macet por thjeshtë duke folur në telefon ka parë dikë me një kësulë që ka shkruar Cat Diesel Power, dhe në atë moment e kanë pyetur për emrin, ajo është shprehur: ‘Do të quhem Cat Power’.

Charlyn ka vuajtur nga depresioni dhe ka qenë nën influencë të alkoolit dhe drogës, që më pas të shërohet dhe të vazhdojë të këndojë sërish.  Albumi i saj i fundit është Sun.

Ueb faqja zyrtare: Cat Power , në Facebook dhe Twitter 

Lajme të ngjashme

Back to top button