Thaçi: Mos u frikësoni prej PDSH por prej atyre që shtiren shqiptar (VIDEO)

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot ka folur mbi zhvillimet politike në vend dhe zgjedhjet, duke apeluar për vetëdijësim dhe angazhim për të sfiduar të keqen që ka mbërthyer shqiptarët në Maqedoni.

Ai këtë porosi e bëri sot me rastin e një manifestimi me rastin e 8 Marsit të organizuar nga Forumi i Gruas Shqiptare të PDSH-së.

Sipas tij, edhe “ne në këtë situatë që jemi, me këto keqkuptime të jashtëzakonshme që na i bëjnë disa shqiptarë që s’janë besimtarë , duhet t’u çojmë porosi gjithëve se ata nuk duhet të frikohen prej PDSH-së, por duhet të frikohen prej këtyre tjerëve  të cilët thuan se janë shqiptarë, por aspak s’janë shqiptarë dhe kjo porosi duhet të mërinë deri te gjithë”.

“Është e palejueshme në shekullin 21 të na detyrojnë të mendojmë  dhe të votojmë një kandidat maqedonas, çka do të thotë kjo, komprometim i tërësishëm i krejt kërkesave dhe ankesave tona. Ja prej këtu del dhe arsyeja kryesore pse ne profesor Iljazin e kandiduam për president. Është  i vetmi kandidat shqiptar, vetëm për t’u mos u turpëruar shqiptarët e Maqedonisë, vetëm për të mos lejuar që të turpërohen para botës, për shkak se këto të tjerët kishin përgatitë një situatë që në raundin e parë kandidatët maqedonas të marrin prej shqiptarëve  nja 100 000 apo 120 000 vota, çka do të thotë kjo , do të thotë se ne pajtohemi me këtë gjendje, se ne s’kemi kërkesa tona etnike, se ne s’kemi platformën tonë. Ju lus që bashkërisht të angazhohemi. Te shoqëria shqiptare nuk është problem gruaja por burri është problem, burri duhet të emancipohet, burri duhet të zhvillohet dhe burri duhet të jetë i lirë, kur të jetë i lirë ai do ta kuptojë vlerën e lirisë dhe atëherë ai do të bëhet luftëtar i vërtetë. Qofshi  me shëndet dhe faleminderit!”, theksoi Thaçi.

Me rastin e këtij manifestimi foli edhe kandidati për president i kësaj partie Iljaz Halimi si dhe kryetarja e Forumit të Gruas Shqiptare, Merale Iljazi.

Lajme të ngjashme

Back to top button