fbpx

Maqedoni, 32 për qind e kompanive janë të themeluara nga femrat

32 për qind nga kompanitë në Maqedoni janë të themeluara nga femrat, që është mbi mesataren  në Bashkimin Evropian.

“Numri i femrave të cilat janë në pozicionin e menaxheres është diku prej 5 – 7 për qind, ndërsa nga numri i përgjithshëm i të punësuarave në vend 39,5 për qind janë femra”, theksoi ministri i Ekonomisë Valon Saraçini gjatë takimit të sotëm në Këshillin kombëtar për barazi gjinore (KKFM) me ç’ka  në mënyrë simbolike u shënua “Dita ndërkombëtare e femrës – 8 Marsi”.

“Ministria përmes një programi të saj subvencionon aktivitetet e bizneseve nga ana e femrave. Pasi që kemi pasur interesim të madh për këtë program, atëherë ne kemi rritur buxhetin për 2,4 milionë denarë për bizneset e reja që themelohen dhe udhëhiqen nga femrat”, theksoi ministri Saraçini, duke shtuar se aplikimet vazhdojnë deri më 15 tetor të këtij viti.

Sipas tij, sidomos në vitin 2012 nga 6.100 kompanitë e hapura, 1.600 janë themeluar nga femrat, por nga organizata e femrave theksojnë se ende janë prezent stereotipat dhe shpesh janë në pjesën e kozmetikës, parukerive,  rrobaqepësi.

Në takimin e sotëm anëtarët e Këshillit kombëtar kanë shfaqur një serë propozime dhe sugjerime për përmirësimin e programeve për  stimulimin e sipërmarrësive të femrave.

Këshilli kombëtar për barazi gjinore në fushën e të drejtave të femrës si të drejta të njeriut për tejkalimin e stereotipive dhe paragjykimeve dhe përmirësimin e statusit të femrave në të gjitha nivelet. Qëllimi themelor është ulja e varfërisë në vend përmes uljes  së papunësisë, gjegjësisht  rritjen e punësimit të femrave nga mjediset rurale.

Lajme të ngjashme

Back to top button