Ja me çfarë luksi udhëton Mbreti i Arabisë (Foto)

Ai nuk udhëton si gjithë të tjerët, mbreti i Arabisë Saudite Salman bin Abdul Aziz al-Saud, udhëton me stil!

Këtë herë ai ka mbërritur në Indonezi për një turne nëntë ditorë, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Ai do të udhëtojë edhe në Kinë, Japoni, Maldive dhe Bullgari, e për këtë, shefi i shërbimeve të aeroportin të kompanisë PT Jasa Angkasa semestar, Adji Gunawan, tha se mbreti do të udhëtojë me 459 tonë bagazh.

Në bagazhin e tij, përfshihen 2 Mercedes-Benz e madje edhe dy ashensor elektrik. Po, kjo mund të duket e çuditshme, por kjo s’është hera e parë që ky mbret udhëton me një ashensor privat.

Two Mercedes-Benz S600 were flown to Indonesia.

Në vitin 2015, mbretit është dashur t’ia instalojnë një ashensor edhe në një plazh në Francë, gjë që kishte shkaktuar protestë të bujshme atë kohë deri edhe tek mbyllja e plazhit.

People sit and stand by the water as workers disassemble an elevator on the public beach near the Saudi King's villa in the Golfe-Juan seaside resort in Vallauris, southeastern France, on August 3, 2015.

Por, këtë herë më 22 shkurt vetëm kanë mbërritur ashensorët e tij në Xhakartë dhe në Denpasar, Bali.

Por a janë të gjitha këto vetëm për Mbretin?

Jo, sipas një agjencie indoneziane, Mbreti Salman po udhëton me jo më pak se 1.500 njerëz, duke përfshirë këtu dhjetë ministra, 800 delegatë dhe 25 princa.

Ndërsa Adji Gunawan, tha se ka përgatitur 572 anëtarë të stafit vetëm për ta trajtuar atë sa më mirë.

Qëndrimi i tij në Xhakartë, ka bërë që të rezervohen qindra dhoma në katër hotelet më të shtrenjta atje, duke përfshirë Ritz, Raffles dhe Marriott. Ndërkaq, vizita në Bulgari, gjithashtu në hotelet më luksoze, CCN në Indonezi ka mësuar se një natë do t’i kushtojë 4,400 dollarë.

E ai po krenohet pasi do shijojë plazhe private, sigurisht me një ashensor privat që t’i bëjë të mundshme mos ecjen!.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button