Bayerni dhe Shaqiri shkatërrojnë Wolfsburgun

Bayern Munich nuk ka të ndalur as pas xhiros së 24 të Bundesligas gjermane, ku sulmuesi shqiptar Xherdan Shaqiri arriti të realizoj golin e barazimit për bavarezët.

‘Rekordmesiter’ kanë shënuar fitore si mysafirë në stadiumin “Volkswagen Arena” ndaj Wolfsburgut me rezultat prej 6:1.

Në fakt, vendasit kaluan në epërsi të parët në saje të golit të qendër-mbrojtësit brazilian Naldo, i cili realizoi në minutën e 17 të takimit.

Por, si duket për mysafirët ky ishte një nxitje më tepër, pasi që ata arritën të përmbysin rezultatin duke shënuar gjashtë gola në vazhdim.

Fillimisht dukej se Thomas Muller shënoi golin e barazimit, megjithatë reprizat treguan se sulmuesi shqiptar Xherdan Shaqiri shënoi i pari në minutën e 26 të takimit.

Ndërsa tre gola të tjerë u realizuan nga ana e mesfushorit gjerman Thomas Muller (63’, 78’), sulmuesit kroat Mario Manxhukiq (66’, 80’) si dhe mesfushorit francez, Franck Riberys (71).

Pas kësaj fitoreje, Bayerni mbetet në pozitën e parë të renditjes tabelore të ligës elitare gjermane me 68 pikë, ndërsa Wolsburg mbetet në vendin e pestë me vetëm 39 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button