Rama me Valladolin mposht Barcelonën (Video)

Barcelona ka pësuar humbje të papritur në kuadër të xhiros së 27 të La Ligas spanjolle.

Real Valladolidi i Valdet Ramës ka arritur të shënoj fitore si vendas në stadiumin “Estadio Nuevo Jose Zorrilla” ndaj Barcelonës me rezultat minimal prej 1:0.

Golin e parë, dhe më vonë doli të jetë i vetmi në këtë takim e realizoi Fausto Rossi, në minutën e 17 të ndeshjes.

Megjithëse Barcelona dominoi gjatë gjithë ndeshjes, nuk arriti të realizoi golin e barazimit, ndërsa vendasit pas golit të shënuar ndalnin sulmet e Barças me sukses dhe kështu shënuan fitore me rezultat prej 1:0.

Vlen të theksohet se për rreth 20 minuta sa u paraqit në fushë mesfushori shqiptar, Valdet Rama pati një asistim, i cili nuk u konkretizua nga një bashkëlojtar i tij, nga afërsia prej pesë metrave.

Pas kësaj humbje, Barcelona mbetet në pozitën e dytë të renditjes tabelore të ligës elitare spanjolle me 63 pikë, ndërsa Valladolid i largohet zonës së rënies nga liga, përkatësisht zë vendin e 17 me vetëm 26 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button