Dedikuar Grave

Gjithmonë duhet të kesh parasysh
Që në lëkurë lindin rrudha
Flokët bëhen të bardhë
Dhe ditët transformohen në vite.
Veç ajo që eshtë e rëndësishme nuk ndryshon:
Forca dhe vendosmëria jote, nuk njohin moshë.
Shpirti yt është ngjitësi i çdo rrjete merimange.
Pas çdo vendmbrritje, ka një pikënisje.
Pas çdo suksesi ka një tjetër zhgënjim.
Për sa kohë jeton ndjehu e gjallë,
Nëse të mungon ajo që bëje dikur, ribëje.
Mos jeto me kujtime fotosh te zverdhura
Këmbëngul dhe kur të tjerët presin që ti të dorëzohesh.
Mos lër të ndryshket fortësia që ke brenda vetes
Detyroi të tjerët që në vend të mëshirës të të japin respekt.
Kur për shkak të viteve sdo mundësh të vraposh
Mëso të ecësh me nxitim.
Nëse sdo mund të nxitosh, ec.
Nëse smund të ecësh, përdor bastunin
Por mos u përmbaj kurrë.

Nga: Nënë Tereza

Lajme të ngjashme

Back to top button