Brad Pitt po i dërgon mesazhe Jennifer Aniston, pas ndarjes me Angelina Jolie, ja si nisi

Si provë që ishët kthehen gjithmonë, edhe pas 10 vjetësh, Brad Pitt, së fundmi single, po i dërgon tani mesazhe ish-bashkëshortes së tij, Jennifer Aniston, ka thënë një burim pranë Aniston për Us Weekly. Pitt dhe bashkëshortja e tij e dytë Angelina Jolie, gruaja që është parë si arsyeja që Pitt i dha fund me Aniston në vitin 2005, kanë shpallur divorcin në shtator, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk.

Pitt nuk e kishte numrin e telefonit të Aniston, por mesa duket e gjeti në një “web të ngatërruar” kontaktesh. Ai i dërgoi një mesazh urimi për ditëlindje në 11 shkurt dhe, thuhet, që, kanë nisur të flasin që atëherë. “Brad i është hapur Jen”, ka thënë burimi. “I ka thënë që po kalon kohë të vështirë me ndarjen dhe kanë shkëmbyer disa mesazhe duke kujtuar të kaluarën.

Aniston dhe Pitt ka qenë të martuar për pesë vjet që nisën me një dasmë përrallore. Divorci i tyre u mbulua me hollësi në media dhe u krijua Grupi i Jen-it me grupin e Angelina-s,  të cilët vazhduan përballjen gjatë martesës Brangelina.

Aniston, nga ajo kohë, është rimartuar me Justin Theroux. Theroux nuk është i shqetësuar për mesazhet e Pitt. Ai është “okay me idenë që ata të jenë miq”, ka thënë burimi për Us. “Ai e di që Jen thjesht do të jetë e sjellshme”.

Duhet uruar për besimin, e anashkalon krejtësisht faktin që bëhet fjalë për Brad Pitt. Edhe pse Pitt është ai, që e la Jennifer 12 vjet më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button