PEPR: Të arrestohet Ivanovi

Partia për Emancipim të Plotë të Romëve në mënyrë shumë të ashpër e dënon vendimin e djeshëm të kryetarit, Gjorge Ivanov, pasi nuk ia dha mandatin për formimin e Qeverisë, liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, njofotn Portalb,mk.

“Në nenin 90 të Kushtetues së Republikës së Maqedonisë, qartë dhe në mënyrë decide qëndron se kush ka shumicë në Kuvend duhet ta merr mandatin. Në këtë rast shumicë ka LSDM-ja dhe këtu nuk ka dilemë dhe këtu përfundojnë të gjitha kompetencat e tij. Arsyetimi i tillë i tij është në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë, sipas partisë sonë kryetari ka bërë grusht-shtet dhe menjëherë duhet të arrestohet. Në një shtet juridik kjo menjëherë do të ishte zbatuar. Nuk mundet që kryetari të merr dhe të sjell vendime jashtë kompetencave të tij. Menjëherë pas arrestimit duhet të tregohen se kush janë shkaqet për sjelljen e vendimeve jashtë Kushtetutës së Maqedonisë”, thuhet në reagimin e PEPR.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button