Përçahet Lugina, Riza Halimi preferon një karrike deputeti

Kohë më parë subjektet politike në Luginë të Preshevës qenë dakorduar për të mos marrë pjesë në zgjedhje,për shkak të shkeljeve të drejtave kombëtare dhe njerëzore nga pushteti serb. Për këtë qëllim,partitë politike patën hartuar edhe një deklaratë për publikun, por ajo duket që është harruar, pasi PVD është çertifikuar për të marrë pjesë në zgjedhje me kandidatin e saj historik, Riza Halimi.

Përkundër ndasive për apo kundër pjesëmarrjes së spektrit politik shqiptarë të Luginës në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, si dhe vështirësive të sigurimit të dhjetë mijë nënshkrimeve përkrahëse të listës zgjedhore, megjithatë lista e vetme shqiptare ‘Partia për Veprim Demokratik – Riza Halimi” ka arrit të certifikohet në Komisionin Republikan të Serbisë.

Bartësit e saj presin që qytetarët e Luginës të i japin përkrahjen e nevojshme për të siguruar një ulëse në Parlamentin e Serbisë.

Lista e vetme shqiptare e cila do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, tashmë është certifikuar në Komisionin Republikan Zgjedhor, përkundër vështirësive dhe problemeve teknike të grumbullimit të dhjetë mijë nënshkrimeve përkrahëse.

Qytetarët për ta votuar listën e titulluar “Partia për Veprim Demokratik – Riza Halimi”, do të duhej ta rrethojnë numrin 19 në listën votuese, në krye të së cilës është Riza Halimi – deputet i deritashëm dhe ish kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi. Ky i fundit, pret që kjo listë të siguroj edhe në këto zgjedhje një ulëse në parlamentin republikan, TRANSMETON RTK.

Përderisa PVD garon e vetme në këto zgjedhje, subjektet tjera politike shqiptare janë deklaruar për bojkot të zgjedhjeve, ndërkohë që përfaqësuesit e tyre për asnjë moment nuk e kanë ftuar elektoratin e tyre për mos pjesëmarrje në zgjedhje.

Përfaqësues të shoqërisë civile, me këtë rast kanë ftuar të gjithë shqiptarët që të shfrytëzojnë të drejtën qytetare.

Pjesëmarrja e PVD-së në zgjedhjet parlamentare serbe, në vazhdimësi po gjen përkrahje jo vetëm nga faktori institucional shqiptarë në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Ndërkohë që ditëve të fundit janë shpeshtuar edhe vizitat e përfaqësuesve të shteteve që i takojnë grupit të shteteve mike të Luginës, për të inkurajuar shqiptarët e Luginës për pjesëmarrje aktive në zgjedhjet e 16 marsit.

Lajme të ngjashme

Back to top button