Gëzim Kelmendi: Shqiptarët e Maqedonisë janë shtylla e shtetit, tolerancës dhe harmonisë

Kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov për “gjuhën shqipe”.

Reagimi i plotë i Kryetarit Kelmendi:

Shqiptarët e Maqedonisë, janë shtylla të shtetit, tolerancës dhe harmonisë

Deklarata e Presidentit maqedonas Ivanov kundër gjuhës shqipe, dëshmon urrejtjen patologjike nacionaliste që ekziston për shqiptarët.
Por shqiptarët kanë qenë, janë dhe do të mbesin gjithmonë popull zemërgjerë, i guximshëm, paqësor dhe shtetformues, faktor i stabilitetit në Ballkan, i panënshtruar dhe krenar.
I respektojnë të tjerët, e nderojnë mikun dhe mysafirin, kanë moral dhe besë, traditë dhe kulturë.

Ne shqiptarët, në Kosovë, në Shqipëri, Maqedoni , Luginë të Preshevës dhe Mal të zi, jemi këtu në këto treva autokton, dhe kurrë nuk i kemi luftuar dhe sulmuar popujt e tjerë, por regjime të ndryshme nga popuj të tjerë në shekullin e fundit, na luftuan, terrorizuan dhe përsekutuan, por ne kurrë nuk u dorëzuam dhe kurrë nuk u nënshtruam.

Jemi Arnaud – të pakthyeshëm nga synimet dhe qëllimet tona.
Jemi një komb i madh që po e mban Ballkanin të qetë dhe stabil.
Dhe, nëse nuk dëshironi të na falënderoni dhe respektoni, atëherë mos na provokoni dhe mos na shqetësoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button