Domenech: Ibrahimoviç flet shumë

Ish trajneri i Francës, Raymond Domenech në një intervistë deklaroi se ylli i Paris Saint Germain, Zllatan Ibrahimovich duhet të përqëndrohet më shumë te fusha e lojës sesa te intervistat që jep në media.

Pas fitores 2-0 të Parisit në javën e kaluar përballë Olymique Marseille, Ibra deklaroi para mediave se homologu I tij që luan me Marseille Andre Pierre Gignac duke mos pasur asnjë mundësi për të shënuar në sulm, vepronte si një mbrojtës në fushë. Megjithatë këto fjalë të Suedezit e kanë mërzitur goxha Domenechun I cili tha se pavarsisht se Paris Saint Germain po dominon Ligue One, ata duhet të tregojnë më shumë respekt përballë skuadrave të tjera me emër në Francë, transmeton Supersport.

“Nuk më pëlqeu aspak deklarata e Ibrahimoviç në lidhje me Gignac. Unë më shumë preferoj ta shoh duke luajtur Zllatanin sesa duke folur. Te Parisi nuk kanë asnjë të drejtë të flasin për të tjerët. Është e vërtetë që ata kanë një ekip shumë të mirë dhe nuk kanë rivalë në kampionat, megjithatë kjo nuk u jep të drejtë atyre të flasin keq për rivalët, pasi cdo skuadër tjetër në Francë po bën cështë e mundur për të rivalizuar sadopak Parisin. Gjthsesi jam shumë kurioz të di se si do të flasë Ibrahimovich pas gjysmëfinales së Champions League”.

Domenech ka drejtuar kombëtaren e Francës nga viti 2004 deri në 2010. Në vitin 2006 ai ishte shumë pranë fitores së Kupës së Botës por skuadra e tij u mund në finalen e Berlinit nga Italia pas goditjes së 11-metërshave.   

Lajme të ngjashme

Back to top button