Mogerini: Ivanov mos të shkel Kushtetutën, kujdes nga incidentet ndër-etnike! (VIDEO)

18.00 – Kërkojmë nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, të mos e shkel principin themelor të demokracisë, të ndryshojë vendimin për mos-dhënien e mandatit, liderit të opozitës, Zoran Zaev.
Ishte ky mesazhi kryesor i përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini pas takimit të saj të fundit me presidentin Ivanov.

Ja dhe deklarata e plotë, që ju përcjell Portalb.mk.

“Fillimishit e nisa vizitën time me OJQ-të sepse dua t’ju tregoj se Bashkimi Evropian i mbështet organizata joqeveritare në vend si dhe gjithë qytetarët e Maqedonisë. OJQ-të po bëjnë një punë shumë të mirë, respekte për to. Me pas u takova me të gjithë liderët e partive politike në Kuvend, dhe një mbledhje të gjatë me Presidentin prandaj jam vonuar kaq shumë dhe kërkoj falje. Takimet ishit të gjata, thelbësore dhe shpresoj konstruktive. Do të shohim në ditët në vijim sa konstruktive kanë qenë takimet tona.
Qëllimi i vizitës time, në fillim ishte që të përcjell mesazhin e Bashkimit Evropian se e mbështet Maqedoninë në rrugën e integrimit të saj në BE. Jemi seriozë në këtë çështje dhe dera jonë mbetet e hapur krejtësisht, dhe dëshirojmë që ky vend të bëhet anëtar i BE-së. Këtë mesash kam ardhur ta përcjell këtu, jo vetëm Maqedonisë por tërë regjionit, interesi jonë si Bashkim Evropian është i njëjtë si i qytetarëve të këtij regjioni. E di që edhe banorët e këtij vendi kanë dëshirë dhe pritje të mëdha që ky vend të ecë përpara në rrugën integruese. Sinqerisht, është humbur shumë kohë, dhe pyetja kryesore mbetet: A është lidershipi politik i këtij vendi i gatshëm të humb ende më shumë kohë apo të vazhdojë përpara?
Vizita ime vjen në një moment të komplikuar me krizë politike dhe institucionale në këtë vend, andaj dhe kemi folur për këtë çështje sot, për të gjetur dalje nga kjo krizë. Bashkimi Evropian nuk duhet t’ju tregojë si të veproni, por ju tregon si një mike e vendit tuaj se çfarë na brengos neve në këtë momente, dhe çfarë mendojmë se është një shkelje serioze e vlerave demokratike dhe frymës së Kushtetutës. Erdha këtu pas konsultimeve të mia me kolegët evropian si dhe ata të NATO-s, sepse fola edhe me sekretarin gjeneral të NATO-s, Stoltenberg, para se të vi këtu, dhe ai më luti që ti përcjell mesazhet e tij gjithashtu.
Besoj që është e pamundur që dikush ta bind dikë në botën demokratike se mazhoranca në Kuvend që e përfaqëson mazhorancën e qytetarëve në një shtet unitar, nuk ka të drejtë të krijojë Qeverinë dhe se në vend të rregullave demokratike, duhet të instalohet kaosi! Kjo i shkel parimet demokratike, është jo-konziztente me principet demokratike dhe jo-konzistente me proceset e euro-integrimit që është deklaruar si prioritet nga të gjithë liderët partiakë si dhe vet presidenti juaj.
E lus presidentin të mendojë, t’a tërheq vendimin në interes të të gjithë qytetarëve të këtij vendi dhe si që shkruan Kushtetuta, mandati i jepet kandidatit që ka mazhorancën në Kuvend. Këtë e thotë Kushtetuta dhe presim që e njëjta të respektohet.
Gjithashtu, është shumë me rendësi që të gjithë liderët dhe të gjithë ata që kanë përgjegjësi institucionale e kanë për detyrë të përmbahen me retorikën e tyre që mos të lejojnë që kriza politike-institucionale të shndërrohet në një konflikt ndër-etnik ose ende më keq, konflikt gjeo-politik. Maqedonia është një vend kompleks në një regjion kompleks, në një kohë komplekse, nuk kemi nevojë për më shumë benzinë sepse ka disa zjarre të kallur tani më. Vërtetë shpresoj që secili do të ketë përgjegjësi maksimale dhe nuk do të përdorë retorikë ndezëse dhe nxitëse.
Ky vend nuk është i nënshtruar kërcënimeve të jashtme por duhet ti tejkalojë problemet e brendshme serioze dhe liderët e këtij vendi e kanë për detyrë që këtë krizë ta zgjidhin. Është me rëndësi të shmanget çdo sjellje e papërgjegjshme, çdo nxitje e tensioneve mes etniteteve. E kundërta, duhet të ndërtohet mirëbesim mes juve sepse jeni vend i shumë qytetarëve dhe liderët kanë për detyrë këtë ta bëjnë të qartë për të gjithë se duhet të jetohet bashkë më mirëbesim dhe respekt. Do ta diskutoj situatën e Maqedonisë me 28 vendet e BE-së dhe presim që vendi sa më shpejtë të gjejë zgjidhje për këtë situatë duke respektuar Kushtetutën me përgjegjësinë më të madhe. BE dhe ndërkombëtarët mbeten në anën tuaj për përparimin tuaj dhe aderimin në BE. Mos e humbni këtë mundësi sepse ne jemi mik i juaj, punoni në përforcimin e demokracisë dhe institucioneve tuaja”

17:22 Zaev flet pas takimit me Mogerinin

“Vizita e Mogerinit paraqet mbështetje serioze të perspektivave evropiane të vendit tonë. Jemi të gëzuar se pas këtij takimi BE ngelet e përkushtuar në ardhmërinë Maqedonisë”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pas takimit me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, njofton Portalb.mk.

“Kemi biseduar me takimet e ardhshme të hënën me Këshillim me Ministrin dhe me Këshillin Gjeneral, para se gjithash Maqedonia prite t’i respektojë proceset demokratike, të cilat janë të deklaruara qartë në zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar. 67 mandatet janë kusht normal demokratik për dhënien e mandatit për përpjekje të formimit të Qeverisë. Pritjet e BE-së janë se Qeveria e ardhshme, nëse tregon rezultat në përkushtim për reforma BE do të ketë arsye më shumë që ta shpejtojë procesin për bisedimet e anëtarësimit në BE”, shtoi Zaev.

17:12 Sela flet pas takimit me Mogerinin 

“U takuam me Mogerinin dhe përfaqësuesit e BE-së – mik të shtetit dhe qytetarëve të Maqedonisë, folëm për gjendjen politike, pas vendimit të djeshëm të të ashtuquajturit president i shtetit, në lidhje me mosdhënien e mandatit”, tha kryetari i LR-PDSH-së dhe përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pas takimit me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, njofton Portalb.mk.

“Aleanca për Shqiptarët vahzdon t’i qëndrojë deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare, të nënshkruara këtu. Nuk ia japim të drejtën vetes si politikanë që të jemi kujdestar, të cilët i mbajnë peng të drejtat e një popullate të tërë, ne jemi përfaqësues të të drejtave të shqiptarëve, ndërkaq ato të drejta që janë të shkruara në Deklaratën Shqiptare, për ato kanë nevojë shqiptare. Të drejtë aspak nuk e ka ai që i thotë vetes president i shtetit, që me aktin e tij tregoi se është marinetë e kryetarit të VMRO-DPMNE-së”, tha Sela.

17:00 – Kasami flet pas takimit me Mogerinin

“Gjatë takimit me Mogerinin, Lëvizja BESA shprehi shqetësimin për kizën e thellë institucionale në të cilën gjendet Maqedoni. Të gjithë jemi dëshmitar se institucioni  fundit legjitim i shtetit, dje ra, ndërkaq sot Maqedonia gjendet në një krizë të thellë institucionale, pasi që Parlamenti ende nuk e ka përmbyllur seancën konstituive”, tha kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, pas takimit me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, njofton Portalb.mk.

”Vizita e Mogerinit tregon se Maqedonia nuk është e vetmuar, në këtë krizë të thellë të cilët na futën partitë politike prej qeverisjes VMRO-BDI, për periudhën 8 vjeçare të mbështetur mbi krimin, korrupsionin, kapjen e institucioneve etj. Ne vlerësojmë lartë përkrahjen e BE-së dhe besojmë se Maqedonia nuk është e vetme në këtë proces”, tha Kasami.

Ai premtoi se Lëvizja BESA do të vazhdojë ta përkrahë kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaevin, për të marrë mandatin për fillim të bisedimeve për formim të Qeverisë.

Sipas Kasamit, BDI-ja i dha alibi, presidentit Gjorge Ivanov të shtetit që të mos ia jep mandatin Zoran Zaevit.

“Kriza është e koordinuar nga dyshja VMRO-BDI, ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me të gjitha forcat që duan t’i ndihmojnë Maqedonisë për anëtarësim në BE”, shtoi Kasami.

16.30 – Thaçi flet pas takimit me Mogerinin (VIDEO)

“Gjatë takimit tonë me Mogerinin, qëndrimi ynë ishte se veprimi skandaloz i Ivanovit vetëm se i vërtetoi tezat politike të Partisë Demokratike Shqiptare, platformës dhe programit të kësaj paritë”, kështu u deklaroi kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi pas takimit me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, njofton Portalb.mk.

Thaçi vendimin e presidentit Ivanov, për të mos ia dhënë mandatin shumicës parlamentare, e cilësoi se skandaloz.

“Ai mirë bëri pasi që neve shqiptarëve na rikujtoi se ne duhet të kërkojmë ndryshimin e rendit kushtetues, sigurisht për ata që kanë qenë skeptik se kështu nuk mund të vazhdohet. Patjetër që shqiptarët duhet të arrijnë që të krijojnë mekanizmin e vendimmarrjes që ta kenë të barabartë me maqedonasit”, tha Thaçi.

15:35- Ali Ahmeti flet pas takimit me Mogerinin

“Për 16 vite kemi punuar bashkë dhe çdo e arritur është e përbashkët me BE-në, NATO-n dhe SHBA-në. Ne kemi qenë, jemi dhe do mbetemi partner të komunitetit ndërkombëtar”, shkruan në “Facebook”, lideri i BDI-së Ali Ahmeti pasi që sot zhvilloi takim me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, njofton Portalb.mk.

“Kriza institucionale dhe sistemore nuk guxon të kthehet në krizë ndëretnike dhe ne do të mbetemi të përkushtuar për të arritur zgjidhje politike. Sundimi i së drejtës, shteti ligjor, institucione të besueshme, përmbyllja e Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe integrimi në NATO dhe BE janë prioritete tona. Zonja Mogerini shprehu vlerësim për rolin dhe qasjen tonë konstruktive në këtë krizë të rëndë duke theksuar që Bashkimi Evropian është pranë nesh në përpjekjet për ta zgjidhur krizën, ndërsa theksoi nevojën për të vijuar dialogun tone”, thotë Ahmeti.

15:00

Ka mbaruar takimi mes përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, ambasadorit të BE-së, Samuel Zhbogar dhe Organizatave joqeveritare të Maqedonisë. Pas takimit, asnjëra palë nuk ka dhënë deklaratë, ndërkaq tani pritet që Mogerini të takohet me partitë politike, në Kuvendin e Maqedonisë, rapoton Portalb.mk.

Në takim, prej Bashkimit Demokratik për Integrim marrin pjesë kryetari i saj Ali Ahmeti, si dhe deputeti Artan Grubi, nga PDSH-ja lideri i saj, Menduh Thaçi nga BESA kryetari i partisë Bilal Kasami, Afrim Gashi dhe Fadil Zendeli, nga VMRO-DPMNE-ja kryetari i saj Nikolla Gruevski, Nikolla Popovski, Aleksadar Nikollovski dhe Nikolla Todorov, nga LSDM-ja lideri Zoran Zaev, Radmilla Shekerinska, Oliver Spasovski dhe Damjan Mançevski.

16938869_10208343383809548_636048997623519531_n

 

17022280_10208343370489215_9190015807582345368_n

14:00

Ka mbaruar takimi mes përfaqësueses e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, bashkë me ambasadorin e BE-së, Samuel Zhbogar, janë në takim me organizatat joqeveritare të Maqedonisë, ndërkaq në orën 15:00 pritet që të takohet me partitë në Kuvendin e Maqedonisë.

—————————————————————————————————————————————

Pas mosdhënëies së mandatit nga ana e Presidentit Gjoge Ivanov për formimin e Qeverisë nga ana e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev edhe më shumë ka futur vendin në krizë politike.

Kryetari i Këshillit euroatlantik, Ismet Ramadani thotë për Portalb.mk se kjo do të vështirësojë situatën edhe më shumë dhe se përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, e cila po realizon një vizitë në Maqedoni, do të jep mesazhe mjaft të ashpra.

“Pas konferencës për media që kishte presidenti Ivanov, ardhja e Mogherinit tani vështirësohet në kuptimin e dhënies së mesazheve dhe me siguri që duhet të jetë mjaft e ashpër dhe është e mundur të paralajmërojë izolim total të presidentit dhe fjalët e saja si mesazhe do të jenë kërcënuese sepse ajo është e detyruar që në këtë mënyrë të veprojë për faktin se Maqedonia ka ecur një rrugë të mjaftueshme drejt Integrimeve Euroatlantike dhe ka status kandidati dhe Bashkimi Evropian dhe NATO kanë edhe obligim që të kujdesen për sigurinë dhe stabilitetin e Maqedonisë për shkak se Maqedonia me trazirat eventuale mund të destabilizojë regjionin”, tha për Portalb, Ramadani.

Ai shtoi se qysh nesër Ivanov dhe Gruevski do të marrin shuplakën e parë nga BE-ja.

“Si duket Ivanov dhe Gruevski do të marrin shuplakën e parë qysh sot dhe pastaj do vijnë format tjera të cilat do të jenë mekanizma shumë efikase drejt kreut të VMRO-së dhe kryetarit”, shtoi Ramadani.

Ish ministri i punëve të jashtme, Denko Maleski thotë për Portalb.mk se pas vendimit të Ivanovit edhe mesazhi i Mogherinit pritet të ndryshojë, pasi që sipas tij, pas deklaratës së presidentit thellohet edhe më shumë kriza në vend.

“Cila që do të ishte në plan të Mogherinit, që të nxit vendet ballkanike drejt eurointegrimeve, ndryshon pas vendimit të presidentit Ivanov. Besoj që tema kryesore e vizitës dhe takimeve do të jetë kjo, thellimi i krizës politike pasi presidenti vendosi që të mos jep mandatin për formimin e qeverisë, Zaevit. Duke pas parasysh që edhe Johanes Han reagoi mbrëm pas këtij vendimi, Mogherini do të mundohet të bind presidentin Ivanov që të rrespekton demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve dhe sa më shpejtë të jep mandatin liderit të LSDM-së për formimin e qeverisë”, tha Maleski.

Ndërkaq në konferencën për shtyp kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov tha se “Platforma është e përgatitur në vend të huaj dhe kjo është pengesë që të mos ia japë mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev”.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, sot pasdite do të arrijë në Republikën e Maqedonisë në kuadër të mini-turneut të saj në Ballkanin Perëndimor.

Siç informojnë nga Komisioni Evropian në Maqedoni ajo do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, me liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Maqedonisë, si dhe me studentët që marrin pjesë në programin “Erazmus”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button