Vuçiq: Kosova, pengesa më e madhe e Serbisë drejt BE-së

Kosova është kaptina më e vështirë me të cilën Serbia duhet të përballet, për t’u integruar në Bashkimin Europian.
Se Kosova është pengesa më e vështirë, e ka thënë vet kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, i cili në një takim me përfaqësues të Komisionit dhe Këshillit Europian, ndër të tjerat ka theksuar se megjithatë, Serbia është e përkushtuar drejt anëtarësimit në familjen e madhe europiane.

“Rruga më e vështirë është kaluar me shumë punë. Mirëpo tani Serbia e ka të vështirë kapitullin e 35-të mbi Kosovën. Por Serbia mbetet e përkushtruar drejt anëtarësimit në BE”, ka thënë Vuçiq, raporton B92, transmeton Klan Kosova.

Kryeministri serb ka thënë se qytetarët serbë e shohin BE-në si një makineri që u bën presion rreth Kosovës.

“Qytetarët serbë herë pas here e shohin BE-në si një lloj makinerie që u bën shumë presion për shkak të Kosovës, e cila ka qenë gjithmonë problemi më i madh i BE-së në regjionin tonë”, ka deklaruar ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button