Rama: Besojmë në forcën e grave dhe vajzave, do të nxisim punësimin e tyre (VIDEO)

Teksa ka qenë i pranishëm në hapjen e Zyrës së Punësimit në qytetin e Vlorës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur për qëndrimet që mban ai në lidhje me pozicionin dhe statusin e gruas në shoqëri.

Gjatë fjalës së tij kryeministri ka pohuar se puna që bën një grua është më pak e paguar se puna e një burri.  

“Sipas statistikave gratë vuajnë papunësinë më tepër se burrat. Diferenca në punësim mes burrave dhe grave  është 10 për qind në dëm të grave, madje ato paguhen rreth 30 për qind më pak se burrat për të njëjtën punë”, – është shprehur Rama.

 Sipas kreut të qeverisë, Strategjia Kombëtare e Punësimit do të marrë përsipër që të ndalojë këtë hendek të madh mes gjinive, dhe të sjellë në vend drejtësinë e munguar në punësim.

“Kemi detyrimin ta bëjmë  vendin shumë më të mirë për gratë dhe vajzat. Deri tani kemi provuar me fakte se besojmë te roli i grave dhe vajzave. Në strategjinë e punësimit, punësimi dhe arsimimi i grave dhe vajzave zë vend të veçante. Në strategji parashikojmë nxitjen e bizneseve që punësojnë gra dhe vajza. Aty ku ka zhvillim ekonomik ka barazi gjinore të fortë”, – ka vijuar më tej kryeministri./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button