Mogerini: Në interes të të gjithëve është të garantohet paqja e Ballkanit Perëndimor

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini para mbërritjes së sotme për vizitë në Ballkanin Perëndimor, porositi se në interes të të gjithëve është përgjithmonë të garantohet paqja në rajon si dhe zhvillimi për anëtarësim në BE, transmeton MIA.

Njëherësh, ajo është e bindur se BE-ja nuk do të jetë e plotë derisa vendet e Ballkanit Perëndimor në bëhen pjesë e saj.

Mogerini në kuadër të “mini turneut ballkanik” sot qëndron në Podgoricë, ndërsa për nesër është paraparë ta vizitojë Sarajevën dhe Shkupit. Të premten ajo do të niset për në Beograd, ndërsa vizita e saj në rajon përfundon të shtunën me vizitë në Kosovë.

“Ballkani është pjesë e Evropës dhe gjithmonë ka qenë ashtu. Kufijtë politik nuk mund ta ndryshojnë gjeografinë ekzistuese, realitetin historik dhe kulturologjik. Qytetarët në Ballkan janë evropianë dhe meritojnë mundësi të njëjta, mbrojtje dhe të drejta të njëjta si edhe qytetarët e tjerë të këtij kontinenti. BE nuk do të jetë e plotë derisa rajoni i cili ndodhet në zemër të Evropës nuk bashkohet si pjesë e bashkësisë tonë”, theksoi shefja e diplomacisë evropiane

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button