Skenat e para seksuale në Big Brother-in shqiptar

Duket se shtepia e vezhguar nga kamerat e “Big Brother 7” ka regjistruar marredhenien e pare intime ne oret e vona, kater net me pare. Ndodhia i ngjason nje telenovele me intriga, e cila ka per protagonist kryesor 24-vjeçarin nga Durresi, Erald Lila. Me eksperiencen e tij si model i “Joni Peçi Fashion Group” (JPFG) dhe tashme nje instruktor palestre, qe bie ne sy per format e tij trupore nga stervitjet, duket se Eraldi eshte kthyer ne nje “molle sherri” mes tri vajzave ne shtepi, Esterines nga Elbasani, partnerja me te cilen hyri çift ne loje dhe e braktisi rruges per t’u bere çift me Esiden nga Cerriku, shkruan Panorama Plus.

Ne kete loje eshte dhe polakja 30-vjeçare, Violeta, me te cilen ai u afrua qe diten e pare ne shtepi, duke e ndihmuar me disa ushtrime per te mbajtur trupin ne forme. Por s’kane kaluar vetem disa dite dhe Eraldi ka qene i pari ne “Big Brother 7”, ai qe ka guxuar te ofroje historine e pare te shtratit, duke pasur nje marredhenie seksuale me Esiden. Ne fakt, e veçanta e asaj nate ishte se brenda nje nate Eraldi ka shkembyer intimitet me dy nga vajzat ne loje. Ai e nisi fillimisht me puthje e prekje me Violeten ne krevatin e saj, por nuk ka vazhduar gjate, pasi ajo i kerkoi ta linin me aq. Pasi eshte larguar nga ajo rreth ores 03:00 pas mesnate, Eraldi ka hyre ne krevatin e banores tjeter ne shtepi, Esides, e cila ishte duke e pritur zgjuar. Madje, ajo beri xhelozen duke i kerkuar llogari atij, se ku kishte qene deri ne momentin qe erdhi prane saj.

Eraldi ia fshehu te verteten dhe ka nisur me puthje me Esiden deri ne nje marredhenie seksuale, gjithmone nen jorgan, duke shenuar keshtu te parin akt intim ne shtepi. Me sa duket, marreveshja me Esiden per te luajtur bashke si çift tashme ka evoluar ne nje marredhenie te vertete çifti, pasi ata vazhdimisht shihen bashke duke thurur plane e strategji per te qene sa me efikase ne loje. Deri tani duket se ndihen mjaft mire me njeri-tjetrin, ne nje fare menyre i anashkalojne banoret e tjere, pasi mezi presin momentin per te ndare shtratin. Esida eshte ajo qe e perkedhel Eraldin dhe i peshperit vazhdimisht ne vesh, sjellje qe eshte komentuar si shenje varesie dhe posesiviteti. Nderkaq, banoret e tjere kane filluar te bejne ironi me Esiden per sa i perket edhe manise se saj per ushqimin ne mes te nates, para se te shkoje ne shtrat. Esida eshte nje vit me e madhe se Eraldi dhe javen e kaluar deklaroi se i pelqenin femrat dhe madje per te vertetuar kete fakt ishte gati te jepte prova per banoret. Te shohim se si do te sqarohet ajo ne publik per orientimin e vertete seksual. /Panorama Plus

Lajme të ngjashme

Back to top button