Afganistan, sulm ndaj qendrës së shërbimit informativ

Si pasojë e një sulmi që për shënjestër kishte qendrën e shërbimit informativ në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, sipas informacioneve të para janë plagosur 35 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Vahid Maxhruh, këshilltar mediatik në Ministrinë e Shëndetësisë, për AA njoftoi se 35 persona të plagosur si pasojë e sulmit me autobombë në afërsi të qendrës së shërbimit informativ në rajonin Arzan Kimat, janë marrë në mjekim.

Zyrtarët bëjnë të ditur se fillimisht një nga sulmuesit ka shpërthyer një autobombë në afërsi të qendrës së shërbimit informativ, kurse më pas sulmuesit e tjerë kanë hyrë në ndërtesë.

Njoftohet se forcat e sigurisë janë përleshur me sulmuesit, teksa në zonë është dëgjuar një shpërthim i dytë.

Ndërkaq, përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talebanët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button