Sharapova merr ftesë për pjesëmarrje në turneun WTA

Tenistja e suspenduar ruse, Maria Sharapova ka marrë një ftesë “wildcard” për pjesëmarrje në turneun WTA i cili në maj do të mbahet në Romë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Njoftojmë zyrtarisht se ftesa WildCard për pjesëmarrje në shortin kryesor të turneut i është dorëzuar fitueses së trefishtë të turneut të Romës, Maria Sharapova”, njoftuan përmes llogarisë në Twitter organizatorët e turneut i cili mban emrin zyrtar Internazionali BNL D’Italia.

Ky është wildcardi i tretë që Sharapova ka marrë deri më tani, për çka ylli rus i tenisit, menjëherë pas përfundimit të masës së pezullimit do të rikthehet në elitën e tenisit WTA, më konkretisht në turnetë në Shtutgart, Madrid dhe Romë.

Ish numri një i tenisit të femrave, Sharapova aktualisht vuan një pezullim dy vjeçar, të cilin vitin e kaluar ia shqiptoi gjykata pas testit pozitiv për doping.

Ndërkohë, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për Sport (CAS) pezullimin e saj e uli nga 24 në 15 muaj dhe si rrjedhojë Sharapova do të kthehet në elitën e tenisit WTA në fund të muajit prill në turneun në Shtutgart.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button