Arrestohen 16 adoleshent për rrahjen në shkollën kimike

Policia arrestoi 16 adoleshent  lidhur me rrahjen mes  nxënësve nga SHM “Vllado Tasevski”  dhe SHMSH “Maria Kiri Skllodovska” që ndodhi pardje në bulevardin “Brigada e 3-të e Maqedonisë”.

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se  pardje  duke vepruar sipas ankesës për prishjen e rendit dhe qetësisë publike  nga masa më e madhe në bulevardin “Brigada  e 3-të të Maqedonisë”, SPB Shkup mori masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit.

Policia në vendngjarje ka takuar një grup më të madh nxënësish nga të dy shkollat  dhe nga ana e njësitit “Alfa” i privoi nga liria dhe i arrestoi në SP Aerodrom për dhënie të deklaratave  dhe konfirmim e  involvimit të tyre të mundshëm : S.G (17), B.rZ (17) të cilët kanë qenë me  lëndime  në fytyrë dhe faqe, pastaj E,J (17) H.J (17), S.I (17, T.M (17), F.J (16), E.M (17), B.Q (17, E.M (17, I.M (16), XH.B (17), I.I (17), A.SH (17), J.J (17) të gjithë nga Shkupi.

Nga ana e SPB-Shkup për masat dhe aktivitete e ndërmarra do të ngrihet parashtresë përkatëse.

Lajme të ngjashme

Back to top button