Ahmeti në takim te Zaevi (VIDEO)

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pasdite është takuar me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, në selinë e partisë në “Bihaqka”, transmeton Portalb.mk.

Ali Ahmeti gjatë hyrjes në selinë e LSDM-së, nuk ka komentuar se për çfarë është takimi.

Takimi ka ardhur pasi Zaev i ka dorëzuar nënshkrimet Gjorge Ivanovit, i cili duhet t’ia jep mandatin për formimin e Qeverisë.

BDI pasdite ka pasur takim edhe me ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, por ende nuk ka vendosur se çfarë do të vendosin – të hyjnë në Qeveri apo të ngelin në opozitë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button