Shkëndija i ktheu borxhin Vardarit

Sot në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë, janë takuar Shkëndija dhe Vardari, ndeshje kjo që ka përfunduar me fitore të kuqezinjve nga Tetova me rezultatin përfundimtar 3:1. Shkëndija luajti krejt ndryshe nga ndeshja e të dielës dhe kësaj radhe kishte iniciativë por njëkohësisht duke qenë shumë e kujdesshme edhe në mbrojtje. Tetovarët kaluan në epërsi me super golin e shënuar nga Besart Ibraimi, i cili prej një distance më shumë se 30 metra arriti të mposht portierin e Vardarit në minutën e 26-të.

Kur pritej të përfundojë pjesa e parë, në zonën e rreptësisë kishte ndërhyrje të palejuar nga Grnçarov ndaj Medjedoviq. Edhe në këtë rast realizues i sigurt ishte Besart Ibraimi që shënoi nga pika e bardhë.

Pjesa e dytë filloi me iniciativë të Vardarit të cilët shpejt edhe ngushtuan diferencën ne 1:2, duke shënuar gol nga pika e bardhë, e që realizues ishte braziliani Huan Felipe.

Skuadra nga Shkupi, Vardari tentoi që të barazojë rezultatin dhe nga një rast i humbur para portës së Shkëndijës, tetovarët shpejt dërguan topin në kundërsulm, kur pas asistimit të Medjedoviqit, Ferhan Hasani me shumë qetësi, ngriti epërsinë ne 3:1 që doli të jet dhe rezultati përfundimtar i kësaj përballje. Ndeshja e dytë në kuadër të gjysmëfinales në mes Shkëndijës dhe Vardarit do të luhet me 19 prill në Tetovë, ku Shkëndija ka një epërsi të madhe dhe është shumë afër finales, për të mbrojtur titullin e fituar vitin e kaluar.

Dueli i dytë gjysmëfinal vë përballë Bregallnicën ndaj Pelisterit, që do të fillojë në orën 17:00. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button