Dija më së mirë mbron nga gabimet në tekste

[Recension: (VIDEO) Psikiatri Haxhi-Angellkovski: Ata që bëjnë thirrje për urrejtje dhe luftë janë psikopatë nacistë]

Recensojmë një artikull me videomaterial, i cili ofron një këndvështrim interesant profesional në lidhje me gjendjet aktuale politike në shoqërinë e Maqedonisë, shikuar nga dioptria profesionale e një psikiatri klinik. Mirëpo, teksti për shkak të një fjale që është kuptuar gabimisht duhet të marrë vlerësim negativ, pasi që i dezinformon konsumtarët e tij mediatikë. Në fakt, në pyetjen e gazetarit se si i interpreton paraqitjet e fundit të disa personave publikë, të cilët nëpërmjet rrjeteve sociale haptazi qëndruan pas propagandës agresive të një partie politike, e madje edhe haptazi bëjnë thirrje për dhunë, psikiatri këta persona i cilëson si “psikopatë narcisoidë”, gjegjësisht si persona me diagnozë klinike me manifestime patologjike në sjelljen e tyre. Ai thekson se edhe në mesin e politikanëve ka mjaft psikopatë narcisoidë dhe se ata janë të aftë të motivojnë një numër të madh njerëzish që mund të çojë deri në gjakderdhje.

Рецензија: Знаењето најдобро штити од грешки во новинарствотоLinku deri te artikulli origjinal: (VIDEO) Psikiatri Haxhi-Angellkovski: Ata që bëjnë thirrje për urrejtje dhe luftë janë psikopatë nacistë

Data dhe koha e publikimit: 20.02.2017, 14:13

Data e recensionit: 26.02.2017

Recensuese: Јugosllava Dukovska

“NACISTË” NË VEND TË “NARCISOIDË”

Problemi me këtë artikull është se në titull, e poashtu, edhe në vetë tekstin, artikulli “narcisoidë” është zëvendësuar me fjalë “nacistë”, që deklaratës së psikiatrit i jep një domethënie krejtësisht tjetër. Nuk duhet elaboruar se narcizmi paraqet çrregullim të personit dhe si i tillë studiohet nga psikologjia, ndërsa nacizmi është ideologji totalitare. Duam të theksojmë se deklarata e bashkëbiseduesit, për shkak të këtij jopreciziteti, është transmetuar gabimisht dhe ky gabim e ka vënë burimin e informatës, në këtë rast bashkëbiseduesin, i cili është burim i kualifikuar, në pozitë të mos jetë i besueshëm.

“Në mesin e politikanëve ka edhe të ashutuqajtur psikopatë nacistë, dhe një pjesë e madhe e tyre janë të tillë që mendojnë se e drejta e tyre është e drejta e vetme, se kanë të drejtë të vendosin për ne dhe kjo është më e rrezikshmja, thotë për А1оn, Haxhi-Angellkovski”.

Megjithatë, është korrekte të theksohet se në inçizimin e bisedës fjala “narcisoidë” është shqiptuar relativisht në mënyrë të pakuptueshme, që mund të jetë edhe arsye se pse fjala është shkruar në atë mënyrë. Megjithatë, supozojmë se një gazetar i edukuar do të duhej të dijë ta bëjë këtë dallim dhe se ka njohuri elementare të terminologjisë, si të psikologjisë, ashtu edhe të sociologjisë.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button