Arifi në takim me Stafanson

Kryetarja e komunës së Tetovës,  Teuta Arifi, sot e priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë,  Mats Stafanson si dhe zëvendësin e tij, Anton Irekvist.

Në takim u bisedua për çështjet e përgjithshme politike, për rrjedhën e aktiviteteve të deri tanishme dhe parashikimet për finalizimin e procesit të formimit të qeverisë.

Në këtë kontekst, ambasadori suedez shprehu mbështetjen e plotë për formimin e një qeverie të re në një kohë sa më të shkurtër, e cila do të angazhohet në proceset reformatore në vend dhe drejt integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike.

Poashtu në takim u bisedua edhe mbi mbarëvajtjen e aktiviteteve nën kompetencë të pushtetit lokal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button