Mbi 300 vëzhgues të huaj do të monitorojnë zgjedhjet

Kryeparlamentari Trajko Veljanovski përmes një letre ka ftuar institucionet ndërkombëtare të dërgojnë vëzhguesit e tyre për vëzhgimin e procesit elektoral.

Diplomati gjerman Gert Arens sërish pritet të jetë shef i misionit të ODIHR për monitorimin e zgjedhjeve presidenciale dhe të parakohshme parlamentare në Maqedoni. Paraprakisht do të angazhohen 11 ekspertë për zgjedhjet, 20 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afatshkurtër.

Të premten Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka përcaktuar kalendarin zgjedhor, sipas të cilit fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 5 prill dhe do të përfundojë më datë 27 të të njëjtit muaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button