Përfundoi paraqitja e diasporës për zgjedhjet presidenciale

Dje përfundoi afati për paraqitje të qytetarëve të Maqedonisë të cilët jetojnë jashtë vendit  për zgjedhjet presidenciale. Nga konsullatat e Maqedonisë në SHBA informojnë se, sipas instruksioneve të fituara, qytetarët që deri tani janë paraqitur për votim në zgjedhjet presidenciale dhe të cilët kanë marrë vërtetim se janë vendosur në listën zgjedhore, automatikisht  do të regjistrohen për votim edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në mënyrë shtesë, në afat deri më 30 mars qytetarët në diasporë të cilët deri më tani  nuk janë paraqitur,  do të mund ta bëjnë këtë, por vetëm për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Paraqitja për zgjedhjet presidenciale përfundoi. Që ta lehtësojmë tërë procedurën, ata që u paraqitën për zgjedhjet presidenciale  automatikisht janë regjistruar edhe për zgjedhjet parlamentare” thotë Elena Zorkovska, konsulle e përgjithshme në Detroit.

Dragan Gjurçevsk, konsulli i përgjithshëm i Maqedonisë në Toronto informon se  njësiti i tij deri tani ka paraqitur rreth 500 votues.

Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 12 prill, një ditë para votimit në Maqedoni. Zgjedhjet e parakohshme  parlamentare dhe rrethi i dytë eventual i zgjedhjet presidenciale  do të mbahet më 26 prill, sërish një ditë para votimit në Maqedoni.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në internet faqen e saj  veçmë e ka publikuar formularin 30 GS i cili nevojitet për paraqitje për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Back to top button