Do të rehabilitohet aksi rrugor Ura e Boshkut-Dibër

Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore mbajti konsultim publik në lidhje me mbrojtjen e ambientit jetësor dhe aspektin social në lidhje me projektin “Rehabilitimi  i rrugës regjionale shtetërore , pjesa Dibër-Ura e Boshkut.  Kjo ndërmarrje planifikon të realizon këtë projekt në gjatësi prej 8.5 km. Financimi i këtij projekti planifikon të sigurojë mjete nga Banka Botërore , sipas kërkesave në pjesën e mbrojtjes së ambientit jetësor dhe aspektin social që në fazat e hershme të përgatitjes së dokumentacionit teknik si dhe u mbajtën edhe konsultime publike me palët e prekura dhe me popullatën vendore.

Përfaqësues të asociacionit GEING të cilët ishin të pranishëm në takimin e Dibrës theksuan se këto dokumente përmbajnë raport për vlerësimin e ambientit jetësor dhe aspektit social, ndikimi i lehtësimit të planit për ajrin, ujin, aspektin monitorues etj.
Sipas Sashka Bogdanova Ajçevska , ky projekt nënkupton rehabilitim të rrugës, që do të thotë se rruga është e kategorisë B , dhe se do të bëhet vetëm sanimi i aksit rrugor Ura e Boshkut-Dibër. Në këtë aks nuk do të ketë zgjerim apo rregullim më të madh të rrugës , por vetëm sanim të së njëjtës gjë që indinjuan edhe të pranishmit në këtë takim.

Ndërkohë, Shefi i Urbanizimit në komunën e Dibrës, Petrit Paçuku,thotë se janë të pakënaqur me rehabilitimin e rrugës  dhe  e njëjta duhet të rikonstruohet deri në kufirin Bllatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button