Gold Ag paralajmëron ‘hitin’ e radhës

Rep artristi i njohur Gold Ag i cili kohëve të fundit ka qenë njëri ndër emrat më të përmendur të industrisë së muzikës në vend, për këngën ‘Shqiptar’, si duket nuk e ka në plan të ndalet.

Ai tashmë ka bërë me dije se është duke punuar në këngë të re e cila do të vijë në bashkëpunim me rep artistin Duda. E për më tepër Goldi ndonëse ende herët dhe kënga nuk është lansuar ai ka theksuar se ky do të jetë një Hit.

“Hiti Po Vjenn. DuDa ft GoLD AG”, kishte shkruar reperi me prejardhje nga Presheva, në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’. Tani mbetet vetëm të shohim se a do të jetë vërtet hit kjo këngë që së shpejti do të jetë në duart e publikut.

Lajme të ngjashme

Back to top button