Gruevski: BDI e tepëroi me kandidatin konsensual

Kryeministri Gruevski vlerëson se BDI e ka tepruar me kërkesën për presidentin konsensual. Një deklaratë të tillë kryeministri e ka bërë në emisionin shou të Milenko Nedellkovski. 

“Në një demokraci nuk mund që presidenti të zgjedhet me konsensus sepse është populli ai që zgjedh”, ka theksuar Gruevski.

Gruevski madje ka theksuar se qëllimi kryesor i BDI-së është të dështojnë zgjedhjet presidenciale, që gjë do të nxiste ndryshime kushtetuese dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

 
“Mua më pengon që partitë shqiptare në rend të parë i vendosin çështjet etnike. Tema kryesore e VMRO DPMNE-së janë vendet e reja të punës ndërkaq te shqiptarët temat që lidhen me çështjen etnike. Çështje tjetër është nëse cilësia është kriter për zgjedhjen e kanidadatëve tek partitë shqiptare”, ka shtuar Gruevski. 

Nga ana tjetër i pyetur nëse BDI është partneri i vetëm i koalicionit i VMRO DPMNE-së apo nëse kushtet dhe kërkesat e saj janë të papranueshme, a mund të vijë në shprehje bashkëpunimi me PDSH-në, Gruevski ka theksuar se fillimisht do të bisedojë me partinë që do të fitojë më shumë vota. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button