Shteti i pafuqishëm në veri

Ka 14 vjet që Abdylqerim Mripa nuk po mund të ketë qasje në pronën e tij në veri të Mitrovicës. Banesa e tij dydhomëshe është e uzurpuar që nga viti 2000 nga familja e Vesko Radulovic.

Policia e Kosovës por as Agjencia Kosovare e Pronës nuk po mund ta dëbojnë uzurpatorin Radulovic.

Ky i fundit madje nuk është duke e paguar as qiranë për pronarët legjitimë të kësaj prone.

Për një gjë të tillë, familja Mripa posedon edhe verifikimin nga Agjencia e Pronës ku vetë ata kanë dhënë pëlqimin për përfshirjen e pronës në skemën vullnetare të qiradhënies nga data 04.06.2007, por që nga atëherë nuk ka marrë asnjë cent nga qiraja. /Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button