Bejta vizitohet nga kreu diplomatik suedez: Të formohet sa më shpejtë Qeveria e re

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta priti në kabinetin e tij ambasadorin e Republikës së Suedisë në Maqedoni, Mats Stafanson i cili shoqërohej edhe nga ndihmësambasadori,  Anton Irekvist.

Gjatë takimit të mbajtur në kabinetin e Bejtës, është biseduar për zhvillimet politike në vend si dhe punët dhe projektet e Komunës së Gostivarit.

“Në drejtim të formimit të kabinetit të ri qeveritar, konstatim i përbashkët ishte se qeveria duhet të krijohet sa më shpejt me qëllim që të fillohet me procesin e reformave në shtet.  Kryetari Nevzat Bejta, theksoi nevojën që qeveria e re duhet të fokusohet në drejtim të reformave në drejtësi me qëllim që të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të ndjehen të barabartë dhe ku drejtësia do të vlen për të gjithë një sojë.  Kreu diplomatik suedez u interesua për marrëdhëniet ndëretnike para dhe pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, dhe u konstatua që në këtë drejtim ka pasur progres porse ka pasur mundësi që të punohet më tepër në raportet ndëretnike. Në të ardhmen, u tha në takim, duhet të ketë një qasje më serioze në drejtim të përmirësimit të raporteve ndëretnike.  Vizita e kreut diplomatik suedez në Maqedoni, vjen në vazhdën e takimeve të shumta të përfaqësuesve diplomatik në Komunën e Gostivarit”, thuhet në kumtesën e Komunës së Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button