OSBE/ODIHR kërkon masa për nekrologët për ambasadorët pas fjalimit të Gruevskit

Misioni i OSBE/ODIHR-së dje e publikoi raportin përfundimtar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura me 11 dhjetor vitin e kaluar në Maqedoni, në të cilin theksohet se është e nevojshme që edhe më tej të punohet në avancimin e kornizës ligjore, por edhe të ndërmerren masa ligjore për kërcënimet ndaj ambasadorëve, njofton Portalb.mk.

“Edhe pse partitë përgjithësisht, kanë mundësi për paraqitje të lirë në fushata, porositet që autoritetet dhe partitë politike të ndërmarrin hapa konkrete që të mos bëhet presion ndaj të punësuarve në administratën shtetërore, aktivitetet politike dhe tjerat që i vizitojnë ngjarjet e tilla ose, votimet. Trysnitë duhet të hulumtohet në thellësi” porosisin nga OSBE/ ODIHR.

Në raport janë theksuar vërejtje për punën e KSHZ-së dhe për organizimin e saj të brendshëm, problemi me listat zgjedhore, shtyrjen e afateve ligjore. Nga misioni porosisin se është e nevojshme që përsëri të rishikohet Kodi Zgjedhor, të rritet transparenca dhe efikasiteti i KSHZ-së, të bëhet kontroll i rregullt në listat zgjedhore, të intervenohet shpejt në rastet kur persona të caktuar nuk janë në listë zgjedhore dhe të punohet për përmirësimin e pavarësisë së mediumeve.

Nga OSBE/ODIHR në raport theksojnë se periudha pas zgjedhjeve është shënuar me tensione dhe retorikë të ashpër, veçanërisht nga ana e VMRO-DPMNE-së. Shpresohet se akoma nuk është e ditur se a janë ndërmarrë masat ligjore për kërcënimet nda ambasadorëve, pas shpalljes së VMRO-DPMNE-së që e lexoi lideri NIkolla Gruevski në protestën para Komisionit Shtetëror Zgjedhor më 17 dhjetor vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Periudha pas zgjedhjeve u shënua me atmosferë të tensionuar dhe retorikë të ashpër, kryesisht nga VMRO-DPMNE-ja. Që kur BESA dhe LSDM-ja dorëzuan ankesa për parregullsi për disa vendvotime. VMRO-DPMNE ftoi në protestë para selisë së Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Më 17 dhjetor, lideri i VMRO-DPMNE-së para njerëzve të mbledhur e prezantoi shpalljen partiake dhe e akuzoi KSHZ-në dhe disa ambasadorë për përzierje në zgjedhje. Ditën e ardhshme,  u shfaqën nekrolog të përfaqësueseve të tanishëm dhe të më parshëm të bashkësisë ndërkombëtare diplomatike në Shkup. Misioni i OSBE/ODIHR nuk është në dijeni se a janë ndërmarrë çfarëdo masa ligjore kundër këtyre veprimeve” thuhet në raportin e OSBE/ODIHR.

Përndryshe, në rrjetet sociale më 19 dhjetor të 2016 ka qarkulluar një galeri e fotografive të më shumë ambasadorëve dhe ish-ambasadorëve në Maqedoni, si dhe diplomatëve tjerë të huaj në të cilët janë vendosur në korniza përkujtimore me shirita të zinj dhe kurora varri.

Galeria është krijuar në mënyrë anonime, kurse në mënyrë indirekte bëhet thirrje për linçim të ambasadorëve në këtë vend. Këtu janë ambasadorët e SHBA-ve, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, BE-së si dhe ish-ndërmjetësi në Marrëveshjen e Përzhinos, Piter Van Hojte dhe euro-deputeti Riçard Hovit.

Ambienti i gjuhës së urrejtjes dhe thirrjet për anashkalim të ambasadorëve të vendeve të UE-së dhe NATO-së që u kyçën në gjetjen e zgjidhjes për krizën në vend më se dy vjet tashmë është e pranishme edhe në rrjetet sociale dhe mediat pro-qeveritare, sidomos në portale.

Pas disa ditëve, fotografitë janë fshirë nga sajti ku fillimisht u publikuan. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button