“Komiti” përsëri zbrazen në shqiptarë (VIDEO)

Grupi i tifozëve “Komitët”, që janë përkrahës të ekipit Vardar nga Shkupi, mbrëmë nëpër rrugët e Shkupit kanë organizuar një karavan në prag të derbit të përjetshëm kundër Pelisterit, ndeshje kjo që zhvillohet të dielën në stadiumin “Filipi i Dytë”.

Karavani i tyre kaloi nëpër bulevardet dhe rrugët kryesore të Shkupit, ndërsa edhe njëherë tjetër ky grup tifozësh treguan nivelin e ultë të kulturës së tyre, duke ofenduar shqiptarët.

Ajo që ra në sy është fakti se në video materialin e publikuar në “youtube”, tifozët e Vardarit ofendimet i bëjnë në prezencë të policisë, e cila megjithatë sonte ishte vetëm në rolin e vëzhguesit.

KËTU mund të ndiqni video materialin nga karavani i “Komitëve” i organizuar sonte në prag të ndeshjes së dielës kundër Pelisterit.

Lajme të ngjashme

Back to top button