Çairi në ethet e derbit të Shkupit

Në kuadër të xhiros së 17- të Ligës së Dytë, derbi i kësaj jave luhet në stadiumin e Çairit, ku FC Shkupi do të jetë nikoqire e FK “Skopje”, ndeshje kjo që padyshim do të zgjojë kureshtjen e madhe te publiku i madh që ka FC Shkupi dhe nga fakti se kjo është ndeshja e parë që Shkupi luan para publikut të saj.

Lidhur me këtë ndeshje për faqen zyrtare të FC Shkupi është shprehur mbrojtësi eksploziv Ernest Osmani.

“Ajo që ndodhi në Bogovinë tani më është lënë anash.Të shtunën na pret tjetër takim i cili për ne është shumë i rëndësishëm.Në asnjë moment nuk e nënçmojmë kundërshtarin, i cili gjendet në mesin e tabelës dhe në radhët e saja ka futbollist cilësor. Mirëpo në këtë përballje do të japim maksimumin nga ana jonë dhe shpresojmë se tre pikët do të ngelin në Çair”, deklaroi Ernest Osmani.

Shkupi do të tentojë që në këtë ndeshje të marrë maksimumin e pikëve, edhe pse në këtë përballje do të jetë e madhe mungesa e Mevlan Adili i cili shkaku i kartonit të kuq në Bogovinë, si dhe mungesa e Mumin Sallait, i cili edhe më tutje nuk ka tejkaluar problemet nga lëndimi i marrë në miqësoren me Ferizajin.

Në këtë ndeshje mysafir special do të jetë Argjent Beqiri, legjenda dhe golëshënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i bardhebluve nga kryeqyteti, KF Shkupit.

Në ndeshjet tjera të Ligës së Dytë takohen, Zajazi – Rrufeja M, Novaci – Vrapçishti, Sileksi – 11 Oktomvri, Maxhari S. – Tiverija, Teteksi – Miravci, Pobeda Junior – Lokomotiva, Boreci – Drita. Të gjitha ndeshjet luhen me fillim në orën 14:00. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button