Ukraina më afër liberalizimit të vizave me BE-në

Negociatorët e Parlamentit Evropian dhe të Bashkimit Evropiankanë arritur marrëveshje për lejimin e shtetasve të Ukrainës që të hyjnë në shtetet anëtare të BE-së pa viza, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, në rrjetin Twitter, e ka përshëndetur këtë lëvizje si “formale, por hap të rëndësishëm në rrugën” për integrimet evropiane.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha më herët këtë muaj se liberalizimi i vizave ndërmjet BE-së dhe Ukrainës pritet të hyjë në fuqi në verë të këtij viti.

Marrëshja tash duhet të mbështetet nga Parlamenti Evropian dhe nga parlamentet e shteteve anëtare të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button