“Civil”: Në Maqedoni ka shkelje brutale të të drejtave të njeriut

Shoqata Joqeveritare “Civil” organizoi tubim lidhur me çështjen e shkeljes së të drejtave të njeriut në Maqedoni.

Në këtë tubim “Civil” prezantoi statistika dhe të dhëna për diskriminimin dhe shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Maqedoni, të cilin raport e përgatiti së bashku me katër Grupet Punuese për të Drejtat e Njeriut në Shkup, Veles, Manastir dhe Tetovë. 

“I falënderoj qytetarët të cilët morrin guximin dhe na tregon problemet e tyre, diskriminimin dhe shkeljet e të drejtave që iu janë bërë. Deri më tani janë paraqitur 297 raste të diskriminimit ku janë thyer të drejtat e njeriut. Gjendja është alarmante, ka edhe shumë raste të tjera të cilët qytetarët frikësohen që t’i paraqesin”, thanë nga “Civil”.

Aktivistja Sneshka Iliç tregoi raportin, në të cilin qytetarët kishin deklaruar shkeljet që janë bërë ndaj tyre.

“Ka mjaft qytetarë që ankohen ndaj punëdhënësve të tyre, të cilët u kërkojnë që të punojnë më shumë orë në ditë sesa që është lejuar me ligj, të kërkojnë të punojnë pas orarit të punës, të kenë kërcënime që do të largohen nga puna. Të shumtë janë edhe ata që ankohen për sjellje jo adekuate të policisë ndaj civilëve si dh zyrtarëve tjerë të këtij shteti”, tha Iliç. 

Ajo shtoi se shumica e punëtorëve punojnë në kushte të mjerueshme, pa ngrohje dhe në punë ata rinë të veshur me xhupa, kapele si dhe shall.


Në këtë tubim mori fjalën edhe aktivisti shqiptarë Petrit Saraçini i cili theksoi se qytetarët nuk duhet të kenë frikë, por duket të kërkojnë të drejtat e tyre.

“E kam rëndë që çdo vit lexoj raporte të këtilla, në të cilat konstatohet se  ka shkelje brutale të të drejtave të njeriut. Duke filluar nga dhuna e policisë ndaj qytetarëve që protestojnë qetë e deri tek shkelja e të drejtave të drejtave të njeriut. Qytetarët nuk janë të informuar për këtë gjendje alarmante, sidomos tani që shumica e medieve janë nën ndikim qeveritar. Bëjmë thirrje që sa më shumë qytetarë të na bashkëngjiten dhe të tregojnë nëse ka diskriminim ndaj tyre, sepse uniteti bën fuqinë”, tha Saraçini.

Në këtë tubim ishin të ftuar edhe deputetet dhe politikanët, por megjithatë të pranishëm ishin vetëm Jani Makriaduli dhe Sashe Ivanovski. 

Lajme të ngjashme

Back to top button