Historia mahnitëse e njeriut që vullnetarisht shkoi në Auschwitz

Disa rrëfime jetësore duken joreale. I tillë është rasti i Witold Pileckit. Jeta e tij ngjanë me një mit heroi, sidomos kur marrim parasysh fundin tragjik të jetës së tij. Ai kishte shkuar vullnetarisht në Auschwitz, për të spiunuar gjermanët dhe për të organizuar kryengritje. Pa 947 ditësh ia doli të ikë dhe botën ta informojë për tmerret që ka parë…

Pilecki që në rini kishte luftuar për drejtësi, për një Poloni të pavarur e demokratike. Kur më 1939 nisi Lufta e Dytë Botërore, ai iu bashkuar radhëve të Ushtrisë polake. Pas rënies së Varshavës, Pilecki kaloi në ilegale dhe me ushtarët tjerë themeloi Ushtrinë Atdhetare të Polonisë.

Kur në verë të vitit 1940 vijnë lajmet se gjermanët në Poloninë e okupuar po ndërtojnë një kamp dënimi, Pilecki lajmërohet për të parë nga afër se çfarë po ndodhë. Në shtator të të njëjtit vit lajmërohet vullnetar gjatë një bastisjeje të gjermanëve dhe me qindra të tjerë me tren shkon në Auschwitz.

Ky kamp në atë kohë nuk ishte ai çfarë do të jetë më vonë: kamp përqendrimi i vrasjeve masive. Megjithatë, që tashmë në ditë vdisnin qindra njerëz, ndonëse metodat e dhunës ishin ndryshe. Vdekjet vinin nga dhuna fizike: rrahjet, torturat, uria, sëmundjet e ndryshme, veçanërisht tifos.

Sapo hyri në kamp, Pilecki përmes mesazhit në altoparlant dëgjoi një nga komandantët: “Mos mendoni se do të dilni gjallë nga këtu. Së pari përpiquni të mbijetoni gjashtë javët e para. Ata që mbijetojnë janë me siguri hajdutë, e hajdutët shkojnë në sektorin e dënimeve ku me siguri nuk do të jetojnë gjatë”.

Pilecki pastaj fillon krijimin e organizatës ilegale. Dalëngadalë, ajo u rrit me më shumë se njëmijë anëtarë të cilët kanë punuar në pothuajse të gjitha vendet në kamp. Nga korrierët Pilecki u ka dërguar raportet kolegëve jashtë kampit. Lajmet e tij të para arrijnë në fund të vitit 1940 në Varshavë. Në pranverë të vitit të ardhshëm ato shkojnë tek aleatët në Londër. Megjithatë, raporteve të tij nuk u besonte askush.

Përmbajtja e raporteve dukej joreale dhe imagjinare. Gjermanët, si sadistët më të këqij, vrasës masivë që gjithçka bëjnë me plan, pothuajse industrial? Në vitin kur nazistët kishin përfunduar dhe po zbatonin planin e të shkatërrimit të çifutëve evropianë, aleatët këtë ende nuk mund ta besonin.

Vetëm disa muaj më vonë Adolf Hitleri filloi ndërtimin e Birkenaut, ku menjëherë pas “hapjes” dërgohen mijëra njerëz në ditë: në dhomat e gazit, ku jeta e tyre do të shuhet.

Në të njëjtën kohë, organizata e Pileckit nisi të zvogëlohet. Anëtarët vdisnin nga dobësia apo plumbi pranë të të ashtuquajturit “mur i vdekjes”.

“Rrjeti ynë është vazhdimisht po bie dhe vazhdimisht duhet ta riparojmë”, shkruan ai në një raport.

Edhe ai disa herë ishte sëmurë rëndë, ndërsa nga vdekja e shpëtojnë ata që kishin punuar në spital.

Atëherë ende besohej se diçka do të ndodhte: ai priste urdhër nga jashtë që organizatës së tij t’i jepej urdhri për kryengritje në kamp, i cili do të sulmohej edhe nga jashtë. Megjithatë, ky urdhër nuk erdhi kurrë: Auschwitzi nuk sulmohet as nga polakët, e as nga aleatët.

Më 26 prill 1943, pas 947 ditëve të qëndrimit në kamp, Witold Pilecki dhe dy shokë të tij ia dalin të pamundshëm: largimin nga kampi i vdekjes. Me shumë fat dhe ndihmë nga jashtë ata marrin informacion të saktë në lidhje me ndryshimin e rojeve, ndërsa me dokumente të falsifikuara arritën të ikin në një strehimore në Krakov. Pas ikin, Pilecki harton një raport të detajuar në lidhje Auschwitzin i cili në Gjermani publikohet tek më 2013.

“Në dhomat e gazit në Birkenau përfundojnë masat e njerëzve, që aty arrijnë me trena dhe kamionë, ndonjëherë deri në një mijë njerëz në ditë. Kryesisht bëhet fjalë për çifutë”, thuhet në raportin e tij.

Këto raporte i kishin aleatët, por nuk ndërmarrin asgjë. Kështu, ai përjeton të njëjtën fat si polaku Jan Karski që vullnetarisht shkon në Geton e Varshavës, ndërsa për atë çfarë ka parë i raporton presidentit amerikan Franklin D. Roosevelt. Raportet e të dy polakëve cilësohen të ekzagjeruar nga aleatët.

Të burgosurve në Auschwitz askush nuk ju vinte në ndihmë. Kampi do të lirohet në janar 1945, pasi aty humbin jetët miliona çifutë, romë dhe armiq tjerë të regjimit nazist.

Pilecki e mbijetoi Luftën e Dytë Botërore. Ai vdiq në mënyrë shumë tragjike, por jo nga duart e gjermanëve. Meqë kishte mbledhur edhe materiale për krimet e komunistëve, policia sekrete e arrestoi dhe e torturoi, e pastaj me një proces të rrejshëm gjyqësor dënohet me vdekje për “spiunazh armiqësor”. Trupi i tij u hodh në një varr masiv, shtëpia e tij shkatërrohet, ndërsa emri i tij ndalohet të përmendet. Emri i Witold Pileckit do të rehabilitohet pas rënies së regjimit komunist në Poloni.

“Ky person pasqyron tragjedinë dhe tmerrin e shekullit XY. Ai i mbijetoi fashistët gjermanë, ndërsa vritet nga komunistët sovjetikë”, ka thënë rabini Michael Schundrich.

Pilecki është tani hero kombëtar, ndonëse ende s’e ka marrë njohjen më të lartë që të pranohet në shoqërinë e “Të ndershmëve mes kombeve”. Fjala është për mirënjohjen e dhënë nga Muzeu i Holokaustit Yad Vashem në Izrael, që u jepet të gjithë atyre që kanë rrezikuar për të shpëtuar hebrenjtë. Siç thonë në institucion, deri tash askush nuk ka paraqitur kërkesë për të rishqyrtuar rastin e tij.

Sipas mendimit të rabinit të sipërpërmendur, Witold Pilecki është i denjë për këtë mirënjohje.

“Ai ka dhënë gjithçka nga vetja që të ndalohet Holokausti. Në të njëjtën kohë botës ia dërgoi mesazhet për këto krime. Prandaj, ai është tashmë një hero”, tha Schundrich. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button