Tymoshenko: Putin do të shkojë aq larg sa Perëndimi do ta lejojë

Kërcënimi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, varet nga Perëndimin. Këtë ka lënë të kuptohet liderja e opozitës, Yulia Tymoshenko, teksa foli dje në një konferencë për shtyp në Dublin.

“Putin do të shkojë aq larg sa Bota Perëndimore do ta lejojë atë”, -u shpreh Tymoshenko pas kongresit të Partive Popullore Evropiane në Dublin. 

“Në qoftë se ne do ta lejojmë Rusinë që të mbajë një referendum nën kërcënimin e tytës së kallashnikovëve dhe të aneksimit të Krimesë, atëherë ne do të humbasim stabilitetin në të gjithë botën”, -u shpreh më tej Tymoshenko. 

Pas kongresit Tymoshenko është parë të takohej edhe me Vitali Klitschko-n, para se të jepte konferencën për mediat. Klitschko dhe Tymoshenko duket se janë bashkuar në pikëpamjet për ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë, duke paralajmëruar se Perëndimi duhet të dalë kundër ndërhyrjes së Rusisë për të pushtuar vendin e tyre./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button