Titull pa “mbulesë”

[Recension: SA NGA SHTETI SHITI ZAEVI: BDI nesër sjell vendim përfundimtar për koalicion me LSDM-në – kërkesat për ridefinim janë pranuar]

Titull i formuluar qëllimisht që të frikësojë, ta shqetësojë publikun. Mirëpo, kur të “gërvishet” më mirë nëpër sipërfaqen e tij do të shihet se ky është vetëm një titull pa mbulesë.

1111Linku deri te artikulli origjinal: SA NGA SHTETI SHITI ZAEVI: BDI nesër sjell vendim përfundimtar për koalicion me LSDM-në – kërkesat për ridefinim janë pranuar

Data de koha e publikimit: 23.02.2017

Data e recensionit: 27.02.2017

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

MUNGESË HARMONIE

Ky është një shembull, në dritën më të keqe, për mungesë harmonie ndërmjet titullit dhe vetë artikullit. Më saktë, titulli në këtë rast, dallon nga përmbajtja relativisht korrekte. Karakteristika kryesore e formulimit të përdorur është spini – sugjerohet diçka që mungon në tekst. Prej këtu del edhe orientimi i publikut lexues në drejtim të gabuar:

SA NGA SHTETI SHITI ZAEVI: BDI nesër sjell vendim përfundimtar për koalicion me LSDM-në – kërkesat për ridefinim janë pranuar

Pas titullit të këtillë bombastik njeriu do të mendonte se pason njëfarë shpërthimi me informata të cilat me të vërtetë do ta mbështesnin këtë konstatim… Mirëpo, jo. Përkundrazi, nuk ka asgjë për të lexuar për shitjen, për ridefinimin, etj… Transmetohen qëndrimet partiake dhe deklaratat e përfaqësuesve të BDI-së, pastaj paraqitja e liderit të VMRO-DPMNE-së, siç mund të pritet, LSDM-ja nuk figuron askund, ndërsa akuza që është bërë në titull thotë se Zaevi bën pazar me interesat shtetërore.

Аrgumente nuk ka, dëshmi të vërteta nuk ka, domethënë përhapen spekulime.

Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar – neni 1 i Kodit të gazetarëve.

Nuk është keq të përkujtojmë se si formulohet dhe cilat elemente duhet t’i ketë një titull.

Titulli paraqet një lloj propagande të pjesëve me të cilat ka të bëjë dhe prej të cilave del. (Zhanret e gazetarisë)

Titulli i mirë është informues dhe shprehës, si pjesë më e rëndësishme e tekstit gazetaresk ai duhet të përkojë me tekstin, që do të thotë se duhet të jetë aktual, i rëndësishëm, interesant, i saktë, preciz. (Enciklopedia e gazetarisë, Dushan Gjuriq)

Përputhja ndërmjet titullit dhe tekstit duhet të jetë e shumëfishtë. Nëse titulli është “konstruksioni i kulmit të ndërtesës”, atëherë arkitekti i mirë i faqeve të shtypura nuk do ta mbulojë ndërtesë moderne me beton, me kulm në stilin barok, dhe për këtë arsye titulli caktohet sipas artikullit… (Enciklopedia e gazetarisë, Dushan Gjuriq)

Përkundër këtyre udhëzimeve, në rastin konkret kemi titull me ngjyrim politik-partiak, i cili është krejtësisht i dështuar.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button