Tre automjete janë djegur në bulevardin “Kërste Misirkov” në Shkup

Tre automjete janë djegur në bulevardin “Kërste Misirkov” në Shkup. Zjarri është shuar nga ana e Brigadës për mbrojtje kundër zjarreve në Shkup.

Policia sot kumtoi se janë djegur një “folksfagen pasat” me targa të Shkupit, pronë e F.Sh. një “mercedes” me targa të Velesit, pronë e B.E. (40) nga Shkupi dhe “suzuki suift” me targa të Shkupit pronë e M.N. (41) nga Shkupi.

Zjarri është shkaktuar kur M.Sh,. (44), vëllai i F.Sh. kur e ka nisur folksvagenin është shkaktuar zjarr nga pjesa e përparme e automjetit me ç’rast ai tërësisht është djegur, duke i përfshirë edhe dy automjetet tjera.

Merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button