Tuna së shpejti në duet me Getin

Altuna Sejdiu-Tuna premton një vit bombastik në skenën e muzikës shqiptare, me projektin e radhës që do të jetë dueti i shumëpërfolur me Getoar Selimin.

Këngëtarja shkupjane së fundi zbuloi se ajo nuk do të jetë e angazhuar në edicionin e radhës të spektaklit “X Factor Albania”, dhe tha se tash do të ketë më shumë kohë të punojë më projektet e saj.

Dhe, sipas menaxherit të saj Dekorim Sahiti, ajo tashmë ka filluar punën në projektet e reja muzikore.

“Tuna momentalisht është duke punuar rreth projektit të ri. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me rep këngëtarin Getoar Selimin. Është ky një projekt që më herët është përmendur, ndërsa tani veçse po finalizohet”.

“Nuk dihet ende kur saktë do të publikohet kënga. Faktikisht asnjëherë nuk dihet saktë kur do të publikohet një projekt. Varësisht prej kohës dhe momentit gjithçka pason. Por ma merr mendja që ndoshta brenda dy muajve do të finalizohet çdo gjë”, ka thënë Dekorimi për gazetën Tribuna, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Back to top button