Make up për festën e gruas

Make up-i për festen e gruas duhet te jete i veçante, për këtë dite te veçante dëshirojmë tju propozojmë ide te bukura glam dhe ne mode qe variojne nga tonalitetet e arta deri tek stili romantik si dhe ai pop.

E arta është një ngjyre perfekte si për brunet ashtu dhe për biondet pasi ju shkëlqen shikimin dhe ju bën te dukeni gjithmonë te bukura. Grimi i ditës mund te jete ne ngjyrën roze edhe pse duhet te jete pak me i lehte se ai ne mbrëmje, për festen e gruas ju këshillojmë te përdorni një grim shik i cili nuk ka kalon pa u vene re.

Për festen e gruas keni vetëm dëshirën e mire për te zgjedhur dhe mund te zgjidhni midis shume make up te ndryshëm. Gjeja e pare qe duhet te bëni është te vendosni se çfarë look-u do te mbani dhe me pas te ndërtoni grimin tuaj. Për një look romantik mos harroni ngjyrat natyrale ne sy mbase i kombinuar me një buzëkuqe ne ngjyrën e luleshtrydhes, perfekte për këtë periudhe. Ndërsa për një look pop, rruge te lire ngjyrave. Ne këtë rast mund te çoni vëmendjen tek buzët, mbase me një roze candy, me te vërtet shume ne mode këtë periudhe ose ne sy, duke kombinuar me ngjyra te vetme si boje qielli ose e verdha, për një rezultat qe do e pëlqejnë te gjitha miket.

Edhe për këtë feste, fjala kyç është te shkëlqeni. Me temperaturat qe bëhen me te ngrohta, ngjyra e arte behet me te vërtet perfekte për ti dhënë një pamje ekzotike ngjyrës tuaj te lëkurës. Aplikojeni ne mollëza, për ti dhënë një pamje te re make up-it tuaj te zakonshëm, sfumojeni me ngjyrën e arte dhe do te shihni qe shikimi juaj do te jete rrezellites si asnjëherë. Për një pamje te  çmuar dhe vërtet glam, provoni një manikyr te arte ne thonj.

Lajme të ngjashme

Back to top button