Në Spanjë 3 përqind e popullatës janë muslimanë

Në Spanjë jetojnë 1.732.191 muslimanë, apo afërsisht 3% e popullsisë sipas studimeve andaluziane dhe studimeve demografike të kryera nga komuniteti musliman në Spanjë.

Emigrantët maroken zënë vendin e parë të muslimanëve me 50%, spanjollët janë në vendin e dytë me 30%, ndërsa kombësitë tjera përfshijnë 20%.

Studimet gjithashtu treguan se 55% e atyre spanjollëve janë me origjinë muslimane, 28,6% emigrantë. Katalonia zë vendin e parë nga popullsia muslimane, e ndjekur nga Andaluzia, Madridi dhe Valencia.

Vlen të theksohet se 90% e nxënësve muslimanë nuk janë duke mësuar lëndën e fesë islame. /krenaria.com

Lajme të ngjashme

Back to top button