Berluskoni: E kam ndriçuar Shqipërinë për 30 vite me televizionet e mia

Ish- kryeministri italian, Silvio Berluskoni, ka shkruar parathënien e përkthimit në italisht të librit “Rrno për më tregue” të at Zef Pllumit.

Libri është prezantuar në Senatin italian dhe Berluskoni është kthyer për të qenë i pranishëm në këtë ceremoni.

Duke folur përpara të pranishmëve, Berluskoni deklaroi se e njeh mirë Shqipërinë.

“E kam ndriçuar për 30 vite me televizionet e mia, të gjithë flasin italisht dhe kanë brumë të jashtëzakonshëm nga pikëpamja industriale e kulturore, që më ka habitur”.

Më tej ai sulmon atë që e quan edhe kundërshtarin e madh, komunizmin.

“Komunizmi nk është vetëm një ideologji, është një sëmundje. Ideologjia komuniste është më kriminalja dhe më çnjerëzorja në historinë e njerëzimit: ka shkaktuar qindra miliona viktima”.

Lajme të ngjashme

Back to top button