Rezarta Skifteri tregon historinë e fustanit të Bleonës: Nuk e dija që do e vishte në Oscars

Nëse dje, të gjithë ishin të përqendruar te Oscars, shqiptarët ishin veçanërisht të vëmendshëm edhe për të parë Bleona Qeretin dhe veshjet e saj. Bleona kishte zgjedhur një fustan Chanel për në afterparty, ndërsa në mbrëmjen e Elton John u paraqit e veshur me një krijim të Rezarta Skifterit. Dhe kjo ishte surprizë edhe për vetë stilisten. “E mësova në mëngjes që Bleona kishte veshur fustanin tim dhe më erdhi shumë mirë, sigurisht”, tregon Rezarta, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk.

Ajo nuk e dinte që Bleona do të vishte fustanin e saj.

a689280df4049682b64b06824db6827e

“Atë fustan e kam realizuar para se të mbaronte Your Face Sounds Familiar. Bleona më tha që donte të kishte një fustan nga unë, për X event dhe e realizova duke ia përshtatur natyrës së Bleonës dhe stilit tim që dua të sjell elegancë dhe brishtësi, edhe me transparencën. Dua të saktësoj që nuk është një fustan për tapet të kuq, sepse në tapetin e kuq, kodi kërkon fustane të gjatë, por është i përkryer për rastin kur e ka veshur Bleona. Aq më tepër me linjat e saj, duke vënë në pah këmbët e Bleonës, ai fustan duket shumë bukur. Bleona ishte perfekte! Jam shumë e lumtur që ka zgjedhur fustanin tim, në një kohë kur kishte mundësi të vishej me këdo. Më bëhet qejfi që mes dy fustaneve të mbrëmjes së djeshme, ajo zgjodhi një Chanel dhe një Skifteri, duke promovuar një stiliste shqiptare.”

Është aftësia e Bleonës të surprizojë! Këtë herë ia doli edhe me stilisten e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button