Erdogan paralajmëron ndalimin e YouTube dhe Facebook në Turqi

Kryeministri i Turqisë Recep Tyyip Erdogan deklaroi se qeveria e tij do të ndalojë përdorimin e rrjetit social “Facebook”, pasi kundërshtarët, sipas tij, po e përdorin median sociale për ta sulmuar atë.

“Ne nuk mund ta lëmë kombin tonë në mëshirë të Youtube-it dhe Facebook-ut”, -është shprehur Erdogan në një intervistë për një televizion turk. 

I pyetur se kjo nënkupton një ndalim të gjitha faqeve sociale, Erdogan tha: “Përfshihet”. 

Por pak pas deklaratës së Erdogan-it kryeministri Abdullah Gul  e cilësoi këtë ndalesë si një ndalesë të pa konsultuar, çfarë linte të nënkuptonte se kryeministri nuk është konsultuar më parë me presidentin Gul, transmeton Shekulli.

Kohët e fundit në rrjetet sociale janë ngritur akuza të shumta për korrupsion mbi kryeministrin e Turqisë. Akuzat përfshijnë edhe një bisedë telefonike të Erdogan-it, në të cilën diskutohet se si atë e bir kërkojnë të gjejnë një mënyrë për të fshehur shuma të mëdha parash. Por i menjëhershëm ka qenë përgjigja e kryeministrit Erdogan mbi këtë video, të cilën ai e ka cilësuar si false, pasi, sipas tij, ajo video është e montuar. 

Një hetim është hapur në Turqi mbi një sërë zyrtarësh turk, përfshirë këtu edhe vetë kryeministrin Erdogan. Kësaj nisme Erdogan iu kundërpërgjigj duke shkarkuar nga puna me qindra policë dhe prokurorë në të gjithë vendin.

Lajme të ngjashme

Back to top button