“Trust”, ja kush janë përfituesit e mbi 17 milionë eurove nëpërmjet dokumentave të falsifikuara

Pronari i ndërmarrjes “Trans Met”, Seat Koçan, është i dyshuari i parë në rastin më të ri “Trust” që e hapi sot Prokuroria Speciale Publike. I dyshuari i dytë dhe i treti janë drejtori i “Sileks Nemetali”, Vasilije Aviroviq dhe drejtuesi i ndërmarrjes “VATO” nga Shkupi, Safet Vatiq, transmeton Portalb.mk.

Sipas hetimit të PSP-së, të dyshuarit kanë falsifikuar dokumente me të cilat kanë marrë tenderë prej 17.2 milionë euro nga ELEM për gërmim të qymyrit dhe mbetjeve nga miniera “Suvodoll”. Këto tre ndërmarrje në tender janë paraqitur si konzorcium, ndërkaq bartësi kryesor ka qenë “Trans Met”.

Tenderi është nënshkruar më 7 tetor të vitit 2011, ndërkaq jaën vendosur disa kushte për ndërmarrjet që kanë dashur të aplikojnë.

I dyshuari Koçan si dëshmi për posedim të mekanizimit ndërtimtar, i cili ka qenë një ndër kushtet për pjesëmarrje në procedurën tenderiale, ka dorëzuar dokumentacion të falsifikuar se posedon makineri ndërtimtare. Ai, ashtu siç njoftoi prokurorja Fatime Fetai, ka falsifikuar marrëveshje për shitblerje të mëhershme të makinerive ndërtimtare, të cilat kanë qenë të patjetërsueshme për fitimin e tenderit.

I dyshuari i parë Vasilije Aviroviq, i cili është djali i ish deputetes, Vlladanka Aviroviq, nga Partia Socialiste e Lubisav Xingo, gjithashtu ka falsifikuar dokumente se “Sileks Nemetali” posedon mekanizim ndërtimtar dhe automjete transportuese, por edhe dokumentacion të rrejshëm për ekip kadrovik.

I dyshuari i tretë Safet Vatiq nga ndërmarrja “VATO” nga Studeniçani i Shkupit, gjithashtu ka dorëzuar dokumente të falsifikuar se në korrik të v itit 2011 ka blerë mjete për nxjerrjen e qymyrit, përcjellë NOVATV.

Të gjithë këto dokumente janë dorëzuar në ELEM, ku komisioni ka kryer votimin dhe në konkurrencë janë paraqitur gjashtë ndërmarrje, ndërkaq tenderin e ka fituar ndërmarrja “Trans Met” e Sead Koçanit.

Marrëveshja me ELEM-in është nënshkruar më 10 janar të vitit 2012, ndërkaq pas marrëveshjes me REK Manastir, për shkak të nevojës nga masa më e madhe e qymyrit, ka kryer procedurë për prokurim pa publikuar shpallje.

“Trans Met” edhe këtë marrëveshje e ka bërë me dokumentacion të rrejshëm, Aviroviq dhe Vait kanë fituar plus një milion euro.

Shuma e përgjithshme që këto ndërmarrja i kanë marrë me dokumentacion të falsifikuar është 17 milionë e 200 mijë euro, transmeton Portalb.

Kundër tre të dyshuarve është dorëzuar padi për keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, vepër për të cilën parashihen më së paku 5 vite burg. PSP  do të kërkojë masë paraburgimi për dy të dyshuarit.

Në bisedat e përgjuara që i ka publikuar LSDM, në “bombën” e 14, është publikuar një bisedë mes ish kryeministrit Nikolla Gruevskit dhe ish drejtorit të ELEM-it, Vllatko Çingovskit, ku Gruevski e përmen një person nga Kratova dhe “Seat Ibiza”.

Prokurorja Fetai tha se rasti është i hapur në bazë të bisedave të përgjuara, një pjesë e të cilave nuk janë publikuar.

Bisedë mes Vllatko Çingovski dhe Nikolla Gruevski:

NG: Dje u pash me një person nga Kratova

VÇ: Me…?

NG: Me një person, nga Kratova

VÇ: Nga Kratova!? Aaa, po, po, po, mirë, mirë, e kam të qartë.

NG: Ishte parë edhe me ty

VÇ: Po ai ishte tek unë, biseduam, i dhashë ca ide

NG: A u patë edhe me atë…

VÇ: Nga Manastiri, ashtu?

NG:… i cili ka veturë Seat Ibica, e di? Sead, Seat Ibica…

VÇ: A po, mirë mirë

NG: U pash, dhe të dy

VÇ: Alo…

NG:… t’u ndihmosh disi

VÇ: Po ja sot…

NG: Ata I sjellin… ata tregojnë se sipas të gjitha gjasave ai Strasho dhe ai manastirasi se do të jenë…

VÇ: Po, për atë, po. Atje sigurisht do të paraqiten, por i thash unë se ai mundet lirisht që të paraqitet, të bëjë ndonjë konzorcium dhe të paraqitet.

NG: Më mirë është që ti ta organizosh, të jetë më e qartë. Ata janë të hutuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button