Policia gjermane bastis 20 prona të lidhura me xhaminë që sulmuesi i Berlinit e kishte vizituar

Policia gjermane i ka bastisur më shumë se 20 prona në Berlin të lidhura me një organizatë e cila udhëhiqte një xhami që tuniziani Anis Amri e vizitonte. Amri vrau 12 persona duke e shtypur me kamion turmën e njerëve që ishin mbledhur në tregun e krishtlindjeve dhjetorin e kaluar.
Rreth 450 oficerë i kanë kontrolluar disa banesa, lokalet e dy kompanive dhe qeli të burgut të lidhura me organizatën e quajtur “Fussilet 33 e.V”, njofton policia gjermane, përcjell Express.

Policia ka thënë se kjo organizatë është ndaluar në Gjermani tashmë. Deri në këtë moment janë bastisur 22 prona. Bastisjet vazhdojnë.

Prokurori federal ka thënë se Amri e ka vizituar xhaminë e udhëhequr nga “Fussilet 33 e.V” ditën e sulmit me kamionë në tregun e krishtlindjeve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button