fbpx

7 Marsi me organizime të shumta në shkollat e Dibrës

Në të dy shkollat fillore të Dibrës, “Penestia” dhe “Said Najdeni” me rastin e 7 Marsit, Ditës së mësuesit, u organizuan programe të ndryshme artistike me këngë dhe valle të shumta. Organizimi i ë këtillë është traditë në qytetin e Dibrës.

7 Marsi u festua edhe në shkollën e mesme ,”28 Nëntori,  në Dibër me ç’rast u  mbajt edhe një program artistik nga ana e profesorëve të këtij institucioni dhe nxënësve të kësaj shkolle.

“Ne e ndryshojmë botën me sendet më  të vlefshme, me libër dhe me laps,ndërsa pasqyra dhe realiteti pozitiv i jonë janë nxënësit tanë. Në duart tona kalojnë gjenerata të shumta, në trurin tonë mbeten kujtime të pashoqe, në zemrat tona gdhendet motivi  dhe çështja parësore, t’i mësojmë, t’i edukojmë dhe të shohim rezultate. Që të edukosh të tjerët duhet vetë të jesh i edukuar, që të ndikosh drejtë te brezi i ri, duhet të jesh shembull i mirë. Ashtu siç  është mali  Korab me maja e me shekuj, ashtu qoftë e lartësuar  rinia dibrane dhe  ashtu siç vërshon lumi Radikë nëpër gurë të pastra , qofshim e rrofshim ne pishtarët e arsimit” u tha në manifestimin kulturor për nder të 7 Marsit, ditës së arsimit shqip, në shkollën e mesme të Dibrës.

Gjatë këtij manifestimi u ndanë dhurata për pensionistët e kësaj shkolle dhe veteranët e arsimit shqiptar.

Lajme të ngjashme

Back to top button